Politike

Inceneratori i Elbasanit, Gjiknuri: ERE s’ka caktuar çmim për shkak të ngarkesës

22 Shkurt 2022, 18:14 Nga DOSJA
Inceneratori i Elbasanit, Gjiknuri: ERE s’ka caktuar çmim për

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka folur edhe për situatën e Entit Rregullator të Energjisë për Shqipërinë në lidhje me çmimet e energjisë elektrike. I pranishëm në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Gjiknuri tha se ERE nuk ka qenë në gjendje që të caktojë një çmim për energjinë elektrike që derdhet në rrje nga inceneratorët. Kjo sipas Gjiknurit ka ndodhur për shkak të ngarkesës. 

Pjesë nga biseda: 

Helidon Bushati: E nisim me momentin kur ju involvoheni përveç pjesës si ministër që keni dhënë mendime. Keni qenë pro këtyre procedurave për 3 inceneratorët

Damian Gjiknuri: Do të doja që të më dëgjonit me vëmendje se cili është roli në atë kohë i Ministrisë së Energjetikës. Ministria e Energjetikës ka hyrë në këtë proces për shkak të një situate aksidentale si derivat që kishte kjo kontratë. Çdo autoritet në ligjin e koncensioneve thotë; autoritet janë ministritë e ndryshme. Si ka hyrë ministria e Energjetikës këtu? Për shkak të propozimit që ka ardhur nga Ministria e Mjedisit, ishte parashikuar që përveç trajtimit të mbetjeve, një nga produktet final të tyre është dhe prodhimi i energjisë, e cila ka vlerë ekonomike. Në momentin që ka vlerë ekonomike dhe do futet dhe një element, ministria e Financave, kërkon që të merret dhe një mendim nga Ministria e Energjetikës. Ministria ka dhënë një përgjigje korrekte për rolin e saj.

Helidon Bushati: Përzgjedhja e procedurës është e autoritetit kontraktor, ju dini ndonjë metodë tjetër mund të jepej përveç koncesionit?

Damian Gjiknuri: Burimet e energjisë si rregull iniciohen nga burimet e energjisë. Ka dhe një ligj për kontratat që nuk janë objekt koncesioni. Ka dhe burime energjie që vijnë nga investitorë privat. Shell më ka ardhur njëherë në zyrë, dhe nëse ka gaz në Shpirag, ata diskutuan që të ndërtonin një burim dhe kërkonin të merrnin një leje, Qëllimi këtu nuk ka qenë të ndërtohet burimi i energjisë, po se si do të menaxhohen mbetjet urbane. Hiri që del nga djegia e depoziton në landfill. ERE nuk ka qenë në gjendje për shkak të kapacitetit. Ky impiant nuk mund të kishte një tarifë të miratuar nga ERE.

LAJM KRYESOR: Inceneratorët/ Veliaj: Rashë parimisht dakord. Agaçi: Zero presion nga Rama e Ahmetaj

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike damian gjiknuri komisioni per inceneratoret damian gjiknuri komisioni per inceneratoret

Sondazh

Poll