Politike

Ironi në Komision, Bushati-Gjiknurit: Qenkeni familjar me kontratën, e shoh nga buzëqeshja

22 Shkurt 2022, 18:48 Nga DOSJA
Ironi në Komision, Bushati-Gjiknurit: Qenkeni familjar me kontratën, e

TIRANË– Marrja në pyetje e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri është shoqëruar ma batuta. Në momentin që deputeti i Partisë Demokratike Helidon Bushati e pyeti për kontratën 25-vjeçare të inceneratorit të Elbasanit, Gjiknuri qeshi. Kjo gjë u pasua me një koment nga ana e Bushatit, i cili tha se siç duket, socialisti e njihte kontratën, ishte familjar me të. 

Pjesë nga diskutimi:

Helidon Bushati: Kalojmë te kontrata 25-vjeçare për ndërtimin e koncesionit të Elbasanit që besoj që ju jeni shumë familjar dhe i përgatitur se e shoh nga buzëqeshja që ju keni….

Damian Gjiknuri: S’kisha parë histori që të hedhë një budalla një gurë në lumë dhe të vërsulen të gjithë mbrapa, është si ajo historia “pse s’bie këmbana po këmbanë nuk ka”. Meqë ma bëre pyetjen patjetër që unë jam i përgatitur. Do më dëgjoni me qetësi. Unë përgjigjem me detyrimet që ka ligji dhe detyrimet që ka kontrata. E para nga buron ky detyrim, në ligjin për energjinë thotë që Këshilli i Ministrave autorizon impiantet mbi 2 mega në Republikën e Shqipërisë, prandaj Këshilli i Ministrave ka nxjerrë këtë miratim.

LAJM KRYESOR: Inceneratorët/ Veliaj: Rashë parimisht dakord. Agaçi: Zero presion nga Rama e Ahmetaj

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike damian gjiknuri komisioni per inceneratoret damian gjiknuri komisioni per inceneratoret

Sondazh

Poll