Politike

Shembjet tek “5 maji”, Vokshi dhe Noka kërkojnë interpelancë me ministren Balluku

23 Shkurt 2022, 10:04 Nga DOSJA
Shembjet tek “5 maji”, Vokshi dhe Noka kërkojnë

TIRANË– Anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Albana Vokshi dhe Flamur Noka kanë kërkuar një interpelnacë në Kuvend me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Në 27 pyetje të shtruara për ministren Balluku kërkohet që të dihet plani i dëmshpërblimit të banorëve në tre zona të Tiranës: 5 maji; Laprakë dhe në Paskuqan. E po ashtu kërkojnë të dinë më shumë edhe lidhur arsyen se përse ka ndryshuar gjurma e projektit, pasi prej kohësh banorët pretendojnë se shtëpitë e tyre do të shemben për t’i hapur rrugë ndërtimit të pallateve, sipas tyre nga njerëz pranë qeverisë. 

“Së bashku me Flamur Noka kemi dorëzuar pranë Kryesisë së Kuvendit kërkesën për interpelancë ndaj Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Belinda Balluku, në lidhje me projektet në zonat e 5 majit, unazës së Laprakës dhe Paskuqanit. Pa informim e konsultim publik, pa transparencë, në shkelje të Kushtetutës, legjislacionit shqiptar dhe Konventave Ndërkombëtare, Qeveria ka urdhëruar shembjen e mbi 1000 shtëpive për t’i hapur rrugë projekteve që nuk kanë në qendër interesin publik. Të vendosur për të bërë transparencë për atë që mund të konsiderohet e mbahet mend si operacioni më antihuman i Edi Ramës që po hap plagë të thella sociale,”-shkruan Vokshi në rrjetin e saj social në Facebook.

POSTIMI I PLOTË:

Në disa zona të Tiranës është planfikuar shembja e banesave me qëllim ndërtimin e disa projekteve si përshembull; ndërtimin e banesave sociale në “5 maj” për të gjithë të prekurit nga tërmeti apo dhe përfundimin e projektit të Unazës së Madhe. Megjithatë banorët e zonave dalin e protestojnë me pretendimin se shteti nuk u ka lidhur asnjë kontratë për dëmshpërblimin e tyre. Ndërsa vetë kryeministri Edi Rama ka premtuar publikisht se të gjithë do të marrin atë që u takon, por sërish sipas banorëve deri më tani nuk ende asnjë kontratë të nënshkruar.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike albana vokshi belinda balluku flamur noka kuvendi i shqiperise shembjet tek 5 maji albana vokshi belinda balluku flamur noka kuvendi i shqiperise shembjet tek 5 maji

Sondazh

Poll