Politike

Roli i supervizorëve, Gjiknuri: Nëse ka aprovuar fatura që nuk përputhen, shkon në burg

22 Shkurt 2022, 18:06 Nga DOSJA
Roli i supervizorëve, Gjiknuri: Nëse ka aprovuar fatura që nuk

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri është shprehur se çdo supervizor që është marrë me procedurat e inceneratorëve ka përgjegjësi ligjore. I pranishëm në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Gjiknuri tha se nëse ka aprovuar fatura që nuk përputhen supervizori shkon në burg. Nën dijeninë e tij, socialisti tha se nuk kishte të tilla. 

“Unë nuk di të ketë dalë një problem serioz lidhur me kontratat. Ju keni ngritur dyshime në lidhje me korrupsionin që pritet si do të dalë e vërteta. Inceneratori i Elbasanit është dorëzuar në kohë, ndërsa ai i Fierit ka pasur vonesa, mbase edhe pandemia mund të ketë ndikuar. Tirana është në zbatim e sipër. Me aq sa kam parë dhe informacionet që kam marrë, vlerësoj që edhe në Tiranë ka pasur ecuri të punimeve. Unë nuk jam këtu për të dhënë opinione, çdo njeri e sheh të bukurën në mënyrën e tij, unë nuk shoh probleme serioze në zbatim. Duhet të kuptoni që nuk e bën supervizori ka detyrë ligjore, dhe nëse ka aprovuar fatura që nuk përputhen supervizori shkon në burg. Nëse ka prova të tilla, le të shikohet edhe kjo, por në dijeninë time nuk di të ketë të tilla,”- tha Gjiknuri.

LAJM KRYESOR: Inceneratorët/ Veliaj: Rashë parimisht dakord. Agaçi: Zero presion nga Rama e Ahmetaj

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike damian gjiknuri komisioni per inceneratoret damian gjiknuri komisioni per inceneratoret

Sondazh

Poll