Politike

VD-Mandati i 2 si Guvernator/ Sejko: Jam i nderuar dhe i motivuar për transformim të Bankës

23 Shkurt 2022, 09:43 Nga DOSJA
VD-Mandati i 2 si Guvernator/ Sejko: Jam i nderuar dhe i motivuar për

TIRANË– Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko është shprehur se ndihet i nderuar dhe i motivuar që është propozuar sërish për një mandat të 2 si guvernator i Bankës. Ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, Sejko tha se qëllimi i tij është përfundimi i modernizimit të Bankës së Shqipërisë, duke e vendosur atë në standarde të ngjashme me ato të bankave qendrore të Eurozonës.


I nderuar zoti kryetar, zonja dhe zotërinj deputetë, ju falenderoj për këtë dëgjesë publike, për rinovimin e kandidaturës sime, ndihem i nderuar nga vlerësimi që më ka dhënë Kuvendi. Kandidimi im motivohet nga një shtysë e brendshme, për të transformuar Bankën e Shqipërisë në konturet e një Banke Qendore Moderne. Për të thënë dy fjalë, do të doja që tiu falenderoja për prezantimin korrekt, unë kam filluar karrierën time në 1992, pranë Bankës Kombëtare Tregtare, asokohe ka qenë shtetërore, nga viti 93-98 kam qenë pranë Bankës së Shqipërisë, kam punuar disa vite në sektorin privat. Prej 7 vitesh jam në pozicionin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, është një nga pozicionet më të larta publike që më është dhënë. Në pamundësi kohore për të bërë një ekspoze të plotë të punës që është bërë në këto 7 vite, më lejoni që të fokusohem në disa arritje më kryesore: Banka e Shqipërisë ushtron në mënyrë ekskluzive dhe të pavarur për të ruajtur inflacionin. Nuk pësoi ndryshime të mëdha pavarësisht pandemisë, dhe tërmetit. Inflacioni luhatet në shifrat e 1.8 %, ka një trend rritës të kreditimit në lekë, dhe një stabilizim të monedhës vendase në kursin e këmbimit. Ka zbritur raporti i kredive me probleme në 5.4%, nga 25% që ka qenë në vitin 2014“, tha Sejko.

(a.b)/dosa.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike genc sejko sejko te ekonomia 23 shkurt 2022 genc sejko sejko te ekonomia 23 shkurt 2022

Sondazh

Poll