Politike

Afera e inceneratorëve, Kryemadhi:Babai i Bllakos ka fituar 10 mln lekë në muaj për 16 muaj

22 Shkurt 2022, 21:29 Nga DOSJA
Afera e inceneratorëve, Kryemadhi:Babai i Bllakos ka fituar 10 mln

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka deklaruar se Komisioni Hetimor për Inceneratorët nisi ditën e sotme një seancë amnistuese për  Erion Veliajn dhe e përfundoi me shpëtimin e deputet Alqi Bllako. Me anë të një postimi në Facebook, Kryemadhi shkruan se babai i Bllakos nga inceneratorët ka  përfituar si pagë 10 milionë lekë në muaj për 16 muaj rresht. Ajo ka shkruar se ky fakt është vënë në dispozicion të SPAK, si dhe informacione të tjera.

Postimi i Plotë:

Komisioni hetimor ditën e sotme, nisi si një seancë amnistuese për Erion Veliaj dhe përfundoi me shpëtimin e deputetit të PS Bllako nga përgjigjet publike për rolin e tij në aferën e inceneratorëve. Shikoni tabelën që tregon si babai i deputetit Bllako ka përfituar një pjesë të fitimit nga inceneratorët, si pagë për babain e tij, direkt i punësuar nga inceneratori i Tiranës. Pagë plot 10 milionë lekë në muaj për 16 muaj.

Ky fakt dhe shumë fakte të tjera financiare tronditëse, i kemi vendosur në dispozicion të SPAK për hetimet e tij. Fakte të tjera tronditëse mund të dalin në dritë. Nesër ndiqni filmin e radhës në Komision, ndërsa prova e vërtetë e integritetit qëndron tek prokurorët e SPAK dhe drejtësia e re. A do të funksionojë ligji kundër pushtetarëve që kërcënojnë qytetarët duke pretenduar se kanë kontrollin e SPAK? 2022 duhet të jetë viti i drejtësisë së vërtetë! Kjo është pritshmëria e çdo shqiptari.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike afera e inceneratorëve alqi bllako monika kryemadhi afera e inceneratorëve alqi bllako monika kryemadhi

Sondazh

Poll