Politike

Gazetari Artan Rama nuk lejohet të dëshmojë në Komisionin Hetimor, Felaj lexon shkresën

22 Shkurt 2022, 20:52 Nga DOSJA
Gazetari Artan Rama nuk lejohet të dëshmojë në Komisionin

TIRANË– Gazetari Artan Rama nuk është lejuar që të merret në pyetje nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët. Ishte socialistja Ermonela Felaj ajo që lexoi një shkresë në të cilën thuhej se nuk mund të merret në pyetje një person që kishte konflikt interesi me çështjen e inceneratorëve. Gazetari Rama, një ndër gazetarët që ka bërë shkrime investiguese në lidhje me inceneratorët është ppaditur nga pronarët e këtyre kompanive dhe sipas Felajt, për këtë arsye nuk mund të pyetet.

Pjesë nga biseda: 

Luciano Boçi: Ai do të thirrej, ngeci debati apo jo zoti Pëllumbi, ishim bashkë, kështu ishte. Tani t’i themi ca të vërteta, s’e kuptoj çfarë refuzimi ka këtu, pëërse të mos e dëgjojmë dhe gazetarin

Jorida Tabaku: Dua t’i bashkohem zotit Boçi, ka punuar për çështjen e inceneratorëve, është përballur me kriminelë. Ai ka një padi nga këta persona, por nuk e ka për korrupsion, vetëm për forcën e fjalës. Ky komision duhet ta marrë në dëshmi

Ermonela Felaj: Nuk e di nëse gjatë kohës që shkresa na është vënë në dispozicion e kanë marrëe dhe kolegët

Jorida Tabaku: Duhet ta administrojmë të gjitha, para se t’i referohemi.

Ermonela Felaj: A ta lexoj?

Jorida Tabaku: Po jam kryetare komisioni.

LAJM KRYESOR: Inceneratorët/ Veliaj: Rashë parimisht dakord. Agaçi: Zero presion nga Rama e Ahmetaj

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ermonela felaj komisioni per inceneratoret ermonela felaj komisioni per inceneratoret

Sondazh

Poll