Aktualitet

VIDEO/ Reshje bore në Valbonë, ARRSH: Mjetet të qarkullojnë pa probleme

22 Shkurt 2022, 19:53 Nga DOSJA
VIDEO/ Reshje bore në Valbonë, ARRSH: Mjetet të qarkullojnë

VALBONË- Reshjet e dëborës janë kthyer sëirsh në veri të vendit. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se në aksin Bajram Curri-Valbonë reshjet e borës nuk kanë sjellë probleme me qarkullimin. Me anë të një postimi në Facebook, ARRSH-ja u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes dhe të reduktojnë shpejtësinë.

Postimi i Plotë:

Në aksin Bajram Curri-Valbonë ka pasur reshje bore pa sjellë probleme me qarkullimin. Mjetet borëpastruese janë në terren duke bërë pastrimin e plotë të aksit. Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje për shkak të lagështisë në rrugë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore për në zonat malore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrsh arrsh

Sondazh

Poll