Aktualitet

Serbia ekspansion në tregun e produkteve blegtorale/Prodhuesit shqiptarë drejt falimentimit

22 Shkurt 2022, 19:09 Nga DOSJA
Serbia ekspansion në tregun e produkteve blegtorale/Prodhuesit

TIRANË- Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë për qarkun e Tiranës, Nikolin Jaka ka ngritur shqetësimin për rritjen e importit të produkteve bujqësore nga Serbia në vendin tonë. Në një intervistë për emisionin “Top Talk”, Jaka u shpreh se produktet e importit nga Serbia janë shtuar nga viti në vit, duke penguar shitjen e produkteve vendase.

“Shifrat janë kokëfortë dhe të nxjerrin në të tilla rezultate. Vetëm në vitin 2021, Serbia tashmë zë në tregun shqiptar 28% të produkteve të qumështit të importuar në Shqipëri, që do të thotë se Serbia ka pasur një rritje të tre vite, ka pasur 8% ndërsa sot është 21% dhe të shohim se ku do të arrijë në vitin 2022”.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë për qarkun e Tiranës ka akuzuar qeverinë se nuk ka reaguar ndaj kërkesave të fermerëve:

“Industria e përpunimit të qumështit ka qenë një ndër aleatët më të mëdhenj të fermerëve, që ka kërkuar që në fillim të vitit 2021 që qeveria të rishohë skemën kombëtare të subvencioneve në bujqësi dhe blegtori. Kemi kërkuar vazhdimisht dhe deri tani nuk kemi marrë asnjë lloj konfirmimi. Bujqësia është lënë në harresë, nuk është përfshirë asnjë subvencion minimal. Kemi kërkuar që të kemi skema të thjeshta, të barazuara me vendet e rajonit. Nuk po kërkojmë asgjë më shumë se Maqedonia e Veriut dhe vendet e tjera.

Mungon një analizë e thelluar e ekspertizës, mungon vullneti i ekspertëve të Ministrisë së Bujqësisë, por dhe qeverisë, për të analizuar si duhet skemat kombëtare dhe si mund të standardizohet dhe formalizohet sistemi i fermave në Shqipëri. Sepse çdo gjë është e lidhur me sistemin e blegtorisë, industrinë e përpunimit të qumështit por dhe konsumatorin”.

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet rajoni nikolin jaka nikolin jaka

Sondazh

Poll