Aktualitet

Aksident në Bulqizë, përplaset një furgon me një makinë, vetëm dëme materiale

22 Shkurt 2022, 19:16 Nga DOSJA
Aksident në Bulqizë, përplaset një furgon me një

BULQIZË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë. Mësohet se në vendin e quajtur “Pishat”, dy mjete janë përfshirë në aksident.

Sipas raportimeve, një furgon pasagjerësh dhe një makinë tip fuoristradë janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga aksidenti fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar por vetëm dëme materiale.

Ende nuk dihet se cili është shkaku i aksidentit, ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident aksident ne bulqize aksident aksident ne bulqize

Sondazh

Poll