Aktualitet

GËNJEN nën betim për firmën pro inceneratorit, Veliaj lexon dokument tjetër

22 Shkurt 2022, 11:52 Nga DOSJA

TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka gënjyer para Komisionit Hetimor për Inceneratorët, teksa ndodhej nën betim. Vepër penale që, sipas Kodit Penal, dënohet deri në 2 vite heqje lirie. Në dëshminë e tij, në Komision gjatë debatit për kryetaren e Komisionit, Jorida Tabaku, nuk i ka kthyer përgjigje pyetjes që i drejtuan dhjetra herë: Pse i ke tejkaluar kompetencat e këshillit Bashkiak, për t’i hapur rrugë ndërtimit të inceneratorit të Tiranës dhe duke firmosur vetë personalisht për një gjë që nuk i takonte? I vënë në pozitë të vështirë, Veliaj u detyrua të nxirrte një dokument tjetër, në vend të atij që i kërkohej për të “provuar” që si kryebashkiak kishte vepruar me miratimin e Këshillit. Por në fakt nxorri vendim tjetër.

Pasi debati përfundoi, Jorida Tabaku tha: Veliaj gënjeu në betim. Administrata ta mbajë shënim. Gjatë përgjigjeve ai iu refererua një vendimi të Këshilli Bashkiak të muajit shtator 2017, ndërkohë që me nënshkrimin e tij i ka hapur rrugë inceneratorit që në mars 2017. Më pas, debati mes tyre vijoi për dorëzimin e provës së sjellë nga Veliaj, të cilën nuk pranonte që ta lëshonte nga dora duke shkaktuar përplasje të forta.

Kompania ‘Integrated Energy BV u angazhua që do të ndërtonte djegësin e Tiranës i cili do të financohej nëpërmjet një tarife për incenerimin e mbetjeve nga njësitë e qeverisjes vendore të qarkut Tiranë. Veliaj dha “ok final”, edhe pse pretendoi se në fakt kishte rënë dakord vetëm në parim dhe vendimi final ishte marrë nga Këshilli Bashkiak. Por nuk është vepruar kështu. Ai ka firmosur vetë edhe pse nuk e ka tagrin për ta miratuar projektin, pasi ai vetëm e propozon buxhetin e bashkisë. Më pas vendimin duhet që ta merrte Këshilli Bashkiak. Por është treguar vetë zot e vetë shkop! Por, Veliaj ka firmosur në 27 mars 2017 vendimin për studimin e fizibilitetit të inceneratorit të Tiranës, dërguar ish-sekretarit të Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako, 6 muaj para se Ministria e Mjedisit të jepte ‘ok’ për vazhdimin e negociatave. Kjo u konsiderua nga anëtarët e opozitës në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve si tejkalim kompetence dhe shkelje.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike erion veliaj jorida tabaku komisioni hetimor per inceneratoret erion veliaj jorida tabaku komisioni hetimor per inceneratoret

Sondazh

Poll