Aktualitet

‘Shtëpitë e barit’/ Nano: Problem laboratorët me llampa, Vlora ka risk të madh për kultivim

22 Shkurt 2022, 11:29 Nga DOSJA
‘Shtëpitë e barit’/ Nano: Problem laboratorët me

VLORË– Qyteti i Vlorës ka risk të madh për kultivim të kanabis. Kështu deklaroi ditën e sotme drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano teksa mori pjesë në konferencën “Për marrjen e masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike”, të zhvilluar në Vlorë.

Nano vuri në dukje se janë ende problem laboratorët e drogës me llampa duke hedhuar akuza se as punonjësit e OSHEE nuk po punojnë në parandalimin e këtij fenomeni. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë shtoi se ka ardhur jo për shantazh por për bashkëpunim.


“Po përballemi me shtëpi ku kultivohet kanabis me llamba dhe Oshee nuk ka asnjë raport për këtë. Ju kujtoj se kushdo që shpërdoron detyrën do të përballen me forcën e ligjit. Po ashtu, kontrollet e territorit do të vijojnë me dronë e helikopter. Nuk jam këtu për t’ju shantazhuar, por duhet ushtruar kontroll me OSHEE për evidentimin e laboratorëve të drogës. Forca goditëse e policisë ndaj kësaj veprimtarie kriminale, do të sjellë ulje e kriminalitetit por edhe ndryshimi i perceptimit të partnerëve tanë ndërkombëtar. Nga të gjithë institucionet, policia e shtetit e ka paguar më shtrenjtë luftën kundër kanabisit. Vjet humbëm një efektiv policie, i cili u vra në krye të detyrës. Nuk ka grupe të fuqishme, këto janë mite që i krijojnë vet ata qe merren me kultivim narkotikësh”, deklaroi ai.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gledis nano kanabis ne vlore vlore gledis nano kanabis ne vlore vlore

Sondazh

Poll