Aktualitet

Blofi i Veliajt me gënjeshtrën për inceneratorin e Tiranës, Paloka e Soko: SPAK ta prangosë

22 Shkurt 2022, 16:01 Nga DOSJA
Blofi i Veliajt me gënjeshtrën për inceneratorin e Tiranës,

TIRANË– Gënjeshtra e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj nuk ka “shqetësuar” askënd. Sot në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Veliaj doli “blof” duke pohuar se e kishte firmosur miratimin e tij në mars 2017 për kontratën koncesionare të inceneratorëve, duke shkelur kështu betimin e bërë më herët. “Gabimi” i Veliajt ka shkaktuar reagime të forta, fillimisht nga Pano Soko, i cili shkruan se Veliaj pranoi më në fund se i ka dhënë vetes një kompetencë për të miratuar një koncesion 90 milionë euro, me një kohëzgjatje 30-vjeçare. Ndërsa shtoi se Prokuroria e Posaçme (SPAK) duhet që t’i kishte vënë prangat që në moment.

 

Po ashtu, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili gjithashtu i përmend burgun kryebashkiakut të Tiranës, ndërsa shtoi se vendimin e kishte vetë që gjashtë muaj më parë, duke dhënë miratimin pa vendimin e Këshillit Bashkiak.

“Burg” është fjala që përmend edhe deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, duke i bërë thirrje SPAK që ta thërriste Veliajn si të pandehur.

“Vetem me pohimet qe ka bere sot me gojen e tij, velina, kryetar bashkie i Tiranes, minimalisht tani do duhej te ishte perpara prokuroreve te SPAK-ut …apo nuk i kane dhene leje SPAK ta therrase si te pandehur ?!!,”-shkruan ai ndër të tjera.

POSTIMI I PLOTË:

Kompania ‘Integrated Energy BV u angazhua që do të ndërtonte djegësin e Tiranës i cili do të financohej nëpërmjet një tarife për incenerimin e mbetjeve nga njësitë e qeverisjes vendore të qarkut Tiranë. Veliaj dha “ok final”, edhe pse pretendoi se në fakt kishte rënë dakord vetëm në parim dhe vendimi final ishte marrë nga Këshilli Bashkiak. Por nuk është vepruar kështu. Ai ka firmosur vetë edhe pse nuk e ka tagrin për ta miratuar projektin, pasi ai vetëm e propozon buxhetin e bashkisë. Më pas vendimin duhet që ta merrte Këshilli Bashkiak. Por është treguar vetë zot e vetë shkop! Por, Veliaj ka firmosur në 27 mars 2017 vendimin për studimin e fizibilitetit të inceneratorit të Tiranës, dërguar ish-sekretarit të Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako, 6 muaj para se Ministria e Mjedisit të jepte ‘ok’ për vazhdimin e negociatave. Kjo u konsiderua nga anëtarët e opozitës në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve si tejkalim kompetence dhe shkelje.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike erion veliaj komisioni per inceneratoret erion veliaj komisioni per inceneratoret

Sondazh

Poll