279 raste të reja dhe 2 viktima, MSH publikon bilancin e COVID19
22 Shkurt 2022, 17:14Nga DOSJA
TIRANE– 279 raste të reja dhe 2 viktima. Ky është bilanci i situatës me COVID19 në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se janë kryer 2387 testime ndërsa në spital janë 73 të shtruar.
NJOFTIMI I PLOTE:
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit. Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2387 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 279 qytetarë, në këto bashki: 86 në Tiranë, 25 në Sarandë, 16 në Fier, 14 në Lushnje, 12 në Gjirokastër, nga 10 qytetarë në Berat, Vlorë, 7 në Sarandë, nga 6 qytetarë në Durrës, Elbasan, nga 5 qytetarë në Mirditë, Gramsh, nga 4 qytetarë në Prrenjas, Peqin, Kuçovë, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Kamëz, Vorë, Kavajë, Patos, Divjakë, Mallakastër, Memaliaj, Devoll, Dimal, Skrapar, nga 2 qytetarë në Cerrik, Poliçan, Libohovë, Delvinë, Himarë, Selenicë, Roskovec, Krujë, Kurbin, Has, Kukës, Malësi e Madhe, nga 1 qytetar në Tropojë, Lezhë, Rrogozhinë, Dropull, Përmet, Tepelenë, Korçë, Belsh. Janë 3763 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 73 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Berati 64 vjeçe, një qytetar nga Durrësi 75 vjeç. Janë shëruar 483 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 263,518 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (21 Shkurt 2022) Raste të reja ditore 279 Të shëruar në 24 orë 483
Të shtruar në spitale 73 Humbje jete në 24 orë 2 Testime ditore 2387
Testime totale 1,732,633 Raste pozitive 270,734 Raste të shëruara 263,518 Raste Aktive 3763 Humbje jete 3,453
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Një ish-oficer i repartit elitar RENEA ka denoncuar se i rrezikohet jeta e për këtë arsye ka kërkuar ndihmë nga ish kolegët. Besnik Toska i moshës 44 vjeç...
VLORË– Qyteti i Vlorës ka risk të madh për kultivim të kanabis. Kështu deklaroi ditën e sotme drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Na...
TIRANË– Një skenar alla “Casa de Papel” por në versionin shqiptar u tentua mbrëmë për grabitjen e një banke në bulevardin “Zogu I”. Burime për Dosja....
TIRANË– Grabitësit që kishin në plan të vidhnin një bankë të nivelit të dytë në zonën e bulevardit “Zogu I” nuk kanë vepruar me zgjuarsi. Të bindur s...
TIRANË– Gënjeshtra e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj nuk ka “shqetësuar” askënd. Sot në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Veliaj doli “bl...
TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka gënjyer para Komisionit Hetimor për Inceneratorët, teksa ndodhej nën betim. Vepër penale që, ...
ATHINE- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar një takim mesditën e sotme me kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Anastas Janulla...