Aktualitet

Brenda tunelit 200m! Grabitësit bënë gabimin fatal, ç’lanë pas që mund t’u kushtojë shumë…

22 Shkurt 2022, 16:12 Nga DOSJA
Brenda tunelit 200m! Grabitësit bënë gabimin fatal,

TIRANË– Grabitësit që kishin në plan të vidhnin një bankë të nivelit të dytë në zonën e bulevardit “Zogu I” nuk kanë vepruar me zgjuarsi. Të bindur se nuk do të kapeshin kurrë me mburojën që kishin krijuar për veten kanë lënë mjaft gjurmë në vendin e ngjarjes.

Duke menduar se duke punuar gjatë ditës do të mbysnin zhurmat, harruan se qytetarët e zonës do të ankoheshin. Ishin pikërisht ata të fundit që morën Policinë për dridhjet e shkaktuara nga matrapiku pasi ishin të shqetësuar me punimet që nuk po mbaronin. Me të marrë njoftimin, forcat “Shqiponja” shkruan në zonë, e me të parë këta të fundit, dy personat që ndodheshin në hyrje të tunelit ia mbathën, duke lënë pas vetëm një armë.

Por kjo nuk ishte prova e vetme, pasi në tunelin rreth 200 metra të gjatë “blutë” kanë gjetur mjetet e punës si edhe sende të tjera, si bidonë uji dhe bishta cigaresh. Pikërisht këto të fundit mund t’u hapin shumë problem pasi kanë lënë mjaftueshëm material për të krahasuar ADN-në e tyre me ato që janë në laboratorin shkencor të Tiranës.

LAJMI KRYESOR: “Casa de Papel”! Si u tentua grabitja e bankës tek “Zogu I”,me tunelë nëntokësorë (SKEMA)

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet grabitja e bankes ne tirane tirane grabitja e bankes ne tirane tirane

Sondazh

Poll