Politike

VIDEO-Kandidati perlë i PD nuk ndalet, shihni si Luan Hoti retushon gafën e tij…

22 Shkurt 2022, 18:14 Nga DOSJA
VIDEO-Kandidati perlë i PD nuk ndalet, shihni si Luan Hoti retushon

TIRANË– Gafat e politikanëve janë të zakonshme në punën e medias online dhe asaj vizive. Nga dita në ditë, albumit të bëmave iu shtohen të tjera… kështu ndodhi edhe sot, kur një video e kandidatit të PD në Durrës, Luan Hoti u pikas nga mediat jo pa shkak. Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit në garën e 6 marsit, bëri një lapsus teksa po fliste për numrin e turistëve që vizitojnë Durrësin gjatë sezonit turistik. Në vend të thoshte “400-500 mijë”, Hoti tha “400-500”.

Lapsusi u fiksua nga mediat dhe kaq mjaftoi. Por nëse mendoni se historia mbyllet me kaq, e keni gabim. Sapo ka filluar. Dosja.al verifikoi deklaratën e Hotit, e cila u bë në takimin që kryedemokrati Lulzim Basha pati në Durrës me bizneset ku prezantoi Hotin. Në videon origjinale, Hoti bën lapsusin e kupton gabimin dhe e përsërit saktë…

Por, jo njësoj ka ndodhur në profilin e tij. Pasi gafa iu vu në dukje, Hoti mori videon origjinale e preu, e kaloi në montazh, dhe me disa pamje “mbulim” përdori disa imazhe nga takimet që ka patur me Gjekmarkajn dhe zyrtarë lokalë të PD në Durrës dhe i shtoi zërin e saktë. Në momentet kur thoshte se “400-500 turistë” vizitojnë Durrësin gjatë verës, Hoti e ka zëvendësuar duke thënë se “janë 400-500 mijë”.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike luan hoti partia demokratike luan hoti partia demokratike

Sondazh

Poll