Politike

VD“Ju jeni stallë me lepuj”,Veliaj-Tabaku: Je ndërtuese. Kryetarja: Turp! Xhaxhai ka vdekur

22 Shkurt 2022, 11:10 Nga DOSJA
VD“Ju jeni stallë me lepuj”,Veliaj-Tabaku: Je ndërtuese.

TIRANË– Përplasjet kanë vijuar mes kryetares së komisionit hetimor, Jorida Tabaku dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj edhe për çështjen e depozitimit të dherave dhe tarifave të tyre. Tabaku i ka kërkuar “llogari”, Veliajt për 45 milion euro të dhëna për koncencionarin e Tiranës, ndërsa kryebashkiaku e ka quajtur demokraten ndërtuese duke i përmendur edhe familjen. Gjë që ka ndezur edhe njëherë debatin mes të tyre në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.


PJESË NGA KOMISIONI: 

Veliaj: Je ndërtuese moj zonjë dhe ke konflikt interesi.

Tabaku: Nuk jam ndërtuese, s’kam asnjë konflikt interesi unë.

Veliaj: Pse të djeg e nuk e lë tjetrin të flasë? Pse moj xhan të djeg?

Tabaku: Ku e ke vendimin e këshillit bashkiak?

Veliaj: Po pse të marr unë vendimin e këshillit bashkiak që të hedhë dherat xhaxhai yt që po bën pallate?

Tabaku: Xhaxhai im nuk po bën asnjë pallat fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Askush nga familja ime s’po bën asgjë. Jam e disponueshme të bëhem objekt i një komisoni hetimor nëse është nevoja. Nuk më ke dhënë mua asnjë leje ndërtimi.

Veliaj: Kjo që bën është histeri, çfarë presioni kam unë o mavri, kjo është stallë me lepuj.

LAJMI KRYESOR: Inceneratorët/ Nis seanca maratonë, dëshmon Veliaj, pritet Agaçi, Bllako dhe Gjiknuri

(k.m./dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike erion veliaj jorida tabaku komisioni per inceneratoret erion veliaj jorida tabaku komisioni per inceneratoret

Sondazh

Poll