Politike

Veliaj kalon çdo cak,kapet me Tabakun: Po të kishit respekt s’do ia vidhnit votat Olldashit

22 Shkurt 2022, 10:26 Nga DOSJA
Veliaj kalon çdo cak,kapet me Tabakun: Po të kishit respekt

TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj ka përmendur të ndjerin Sokol Olldashi në debatin që nisi me kryetaren e Komisionit Hetimor për Inveneratorët, Jorida Tabaku. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kujtoi edhe një herë projektin e Lulzim Bashës për pastrimin e kryeqytetit me 39 euro për ton, ndërsa përgjigjen e mori nga Tabaku, e cila theksoi se në fakt socialistët mund ta kishin kërkuar për ta marrë në pyetje.


PJESË NGA BISEDA:

Erion Veliaj: Basha dhe facoletat i harxhonte

Jorida Tabaku: Anëtarët kishin të drejtë për ta thirrur po nuk e bënë. Për dherat çfarë vendimi ka

Erion Veliaj: Ne çdo pastrim të Tiranës e bëjmë 30% më pak se Luli. Ai i merrte vendimet vetë. Po të shikosh fillon që në kohën e ndjesë pastë Olldashit

Jorida Tabaku: Nuk është etike të përmendim dikë që nuk jeton

Erion Veliaj: Në respekt të veprës që ka lënë do më dëgjosh. Po të kishit respekt nuk do t’ja vidhnit votat Sokoll Olldashit

Jorida Tabaku: Zoti Veliaj po kaloni çdo cak etik.

Erion Veliaj: Po i referohem ministrit që njerëzit të kuptojnë… Je edhe ndërtuese, unë e kuptoj që nuk je rehat. Më lër të flas po njeriu ka një cipë moj gocë. Je ndërtuese. Ke konflikt interesi se do t’i hedhësh dherat… Po pse të djeg? Unw ta kam dhwnw lejen e ndwrtimit. Po e meriton. 

Jorida Tabaku: Po gwnjen! Ke blerw çdo gjw po mua jo se mw ke pasur gjithw kohws pwrballw. Paratw pwr koncesion

LAJMI KRYESOR: Inceneratorët/ Nis seanca maratonë, dëshmon Veliaj, pritet Agaçi, Bllako dhe Gjiknuri

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll