Aktualitet

I kërkoi seks dhe para gruas për kujdestarinë e fëmijës, Krimet rrëzojnë kërkesën e gjyqtarit për lirim nga burgu

4 Korrik 2019, 15:14 Nga DOSJA
I kërkoi seks dhe para gruas për kujdestarinë e

TIRANË- Gjyqtari i Fierit Roland Hysi do të vazhdojë të qëndrojë në ambientet e paraburgimit. Gjykata për Krimet e Rënda refuzoi kërkesën e tij për ndryshim të masës së sigurisë.

Hysi qëndron në qeli që prej Janarit të këtij viti në qeli pas publikimit të një video-përgjimi në një program investigativ ku i kërkontë palës së gjyqit favore seksuale.

Gjyqtari i Fierit Roland Hysi i kërkonte seks dhe para denoncues për t’i dhënë kujdestarinë e fëmijës. Po kështu zonja i jep psikologes 500 euro për Hysin, duke i premtuar edhe 500 euro të tjera në mbyllje të gjyqit.

Gjyqtari dhe sekserja Elona Mecani, psikologe, u arrestuan më 9 janar pasi publikimit të video-skandalit në emisionin investigativ në STOP, ku 50-vjeçari Hysi, i kërkoi seks dhe para një gruaje të divorcuar për t’i dhënë kujdestarinë e fëmijës. Pas arrestimit, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të pezullojë nga detyra gjyqtarin Roland Hysi.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fier gjyqtari i fierit roland hysi fier gjyqtari i fierit roland hysi

Sondazh

Poll