Aktualitet

Aksidentoi për vdekje dy gra dhe një fëmijë, Gjykata e Korçës lë në burg autorin

4 Korrik 2019, 14:09 Nga DOSJA
Aksidentoi për vdekje dy gra dhe një fëmijë, Gjykata e

KORÇË– Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 47-vjeçarin Olsi Belortaja, i cili aksidentoi për vdekje 3 persona pasditen e 30 qershorit. (Lexo këtu)

Agjenti doganor që shkaktoi aksindetin ka qënë i dehur, gjë që është vërtetuar nga dy teste alkooli.

Ngjarja ndodhi pasditen e 30 qershorit kur Olsi Belortaja, ishte duke qarkulluar me automjetin e tij në rrugën nacionale Kapshticë-Bilisht.

47-vjeçari humbi kontrollin e mjetit të tij duke goditur këmbësorët Anjeza Gani, Valmira Çuko dhe Semi Çuko. Anjeza dhe Valmira humbën jetën në vend, ndërsa e mitura Semi Çuko ndërroi jetë në spital.

Pas aksidentit Olsi Belortaja u largua nga vendngjarje dhe u kap në afërsi të fshatit Zëmblak nga Policia.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne korce gjykata e korces olsi belortaja vdesin 2 gra dhe 1 femijë aksident ne korce gjykata e korces olsi belortaja vdesin 2 gra dhe 1 femijë

Sondazh

Poll