Aktualitet

Masakra në Kavajë, detajet e reja nga ngjarja, sherri kishte nisur ditë më parë

4 Korrik 2019, 14:15 Nga DOSJA
Masakra në Kavajë, detajet e reja nga ngjarja, sherri kishte nisur

KAVAJË- Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Kavajë. Sipas informacioneve mësohet se sherri mes të rinjve ka ndodhur për arsye banale.

Në njërin krah ishin vëllezërit Eraldo e Elio Hyka dhe Rustem e Elton Dedej, ndërsa në krahun tjetër ishin vëllezërit Aliu, Marjusi dhe Denisi.

Disa ditë më parë, Eraldo Hyka dhe një prej vëllezërve Aliu ishin zënë me njëri-tjetrin, ndërsa u takuan sot kishin lënë takim për të sqaruar ngjarjen, por situata ka precipituar, ku ka filloi edhe përplasja me armë dhe solli të vrarin dhe të plagosurit.

Lufta mes bandave në Kavajë i ka marrë jetën një kalimtari të pafajshëm sot.  Breshëri plumbash mes dy grupeve rivale, ka sjellë plagosjen e 7 personave nga të dy grupet, njëri prej tyre është transportuar me urgjencë në Tiranë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elio hyka elton dedej eraldo hyka rustem dedej vrasja ne kavaje elio hyka elton dedej eraldo hyka rustem dedej vrasja ne kavaje

Sondazh

Poll