Aktualitet

Përgjaket Kavaja/ Luftë mes bandave, vritet kalimtari, 7 të plagosur (EMRAT+PAMJE)

4 Korrik 2019, 10:38 Nga DOSJA
Përgjaket Kavaja/ Luftë mes bandave, vritet kalimtari, 7 të

TIRANË- ‘Far West’ në Kavajë. Një përplasje mes dy grupeve rivale që veprojnë në zonën e Durrësit dhe Kavajës kanë shkëmbyer zjarr me njëri-tjetrin, duke terrorizuar qytetin. Për pasojë, një kalimtar ka humbur jetën për shkak të plumbave që e kanë zënë teksa po kalonte pranë Stacionit të Trenit, vend ku ndodhi ngjarja.

Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se viktima është një 50-vjeçar, i cili nuk ka lidhje me konfliktin. Identiteti i tij është Ramazan Hasalliu.

Gjithashtu, nga të shtënat janë 7 të plagosur të cilët janë transportuar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa njëri prej tyre i cili është në gjendje më të rëndë është transportuar në Spitalin e  Traumes në Tiranë.

Po ashtu, mësohet se personat e plagosur, 5 prej tyre janë kalimtarë, ndërsa 2 janë pjesë e dy grupeve që kanë bërë përplasjen. Të plagosurit janë Sali Mekja, Rustem Dedaj dhe Arben Ajdini. Dy autorët janë dy vëllezër, Erald dhe Eljo Hyka.

Policia e Shtetit ka arrestuar 2 persona si të përfshirë në këtë ngjarje. Sipas informacioneve mësohet se sherri mes të rinjve ka ndodhur për arsye banale. Në njërin krah ishin vëllezërit Eraldo e Elio Hyka dhe Rustem e Elton Dedej, ndërsa në krahun tjetër ishin vëllezërit Aliu, Marjusi dhe Denisi. Disa ditë më parë, Eraldo Hyka dhe një prej vëllezërve Aliu ishin zënë me njëri-tjetrin, ndërsa u takuan sot kishin lënë takim për të sqaruar ngjarjen, por situata ka precipituar, ku ka filloi edhe përplasja me armë dhe solli të vrarin dhe të plagosurit.

(F.g/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben ajdini eljo hyka erald hyka ramazan hasalliu rustem dedaj sali mekja vrasje ne kavaje arben ajdini eljo hyka erald hyka ramazan hasalliu rustem dedaj sali mekja vrasje ne kavaje

Sondazh

Poll