Aktualitet

I shumëkërkuar në Itali, arrestohet 35-vjeçari në Fier (Emri)

4 Korrik 2019, 12:58 Nga DOSJA
I shumëkërkuar në Itali, arrestohet 35-vjeçari në

FIER- Një 35 vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkkim ndërkombëtar është arrestuar ditën e sotme nga policia e fierit. I arrestuari është shtetasi Blerim Sulejmani, 35 vjeç, banues në Levan, Fier, i cili akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik lëndësh narkotike.

Njoftimi i policisw: 

“Fier Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kapet dhe arrestohet përkohësisht një shtetas në kuadër të Operacionit Policor Ndërkombëtar “TARTARUGA”. Bashkëpunimi ndërmjet policisë së Fierit dhe Interpol Tirana vë në pranga 35 vjeçarin i cili ishte shpallur në kërkim për “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes”.

Në vijim të punës intensive për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Seksioni për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana, organizuan punën dhe bënë të mundur kapjen e shtetasit: B.S, 35 vjeç, banues në Levan, Fier.

Arrestimi përkohësisht i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Romës ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale “Pjesmarrje në organizate kriminale”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Shtrëngim me anë të kanosjes” të parashikuara nga Kodi Penal Italian. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme”-njofton policia.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari blerim sulejmani fier arrestohet shqiptari blerim sulejmani fier

Sondazh

Poll