Aktualitet

FOTO/ Këta janë dy autorët e vrasjes në Kavajë, dy vëllezërit Hyka bënë luftë me plumba për 4 minuta

4 Korrik 2019, 11:49 Nga DOSJA
FOTO/ Këta janë dy autorët e vrasjes në Kavajë, dy

KAVAJE- Dosja.al sjell fotot e dy autorëve të përplasjes me armë zjarri në Kavajë. Burime nga policia e Shtetit bëjnë me dije se dy autorët janë dy vëllezërit Eljo dhe Eraldo Hyka.

Të dy këta persona, dyshohet se kanë një të shkuar kriminale, pavarësisht moshës së re.

Dy të rinjtë, vëllezër kanë qenë në lokal, kur kanë nxjerrë armët dhe  kanë qëlluar me breshëri plumbash për gati 4 minuta.

Ata janë shpallur tashmë në kërkim nga policia dhe kërkohen për vrasjen e kalimtarit Ramazan Hasalliu dhe plagosjen e 7 personave të tjerë.

Lufta mes bandave në Kavajë i ka marrë jetën një kalimtari të pafajshëm sot.  Breshëri plumbash mes dy grupeve rivale, ka sjellë plagosjen e 7 personave nga të dy grupet, njëri prej tyre është transportuar me urgjencë në Tiranë.

(F.g/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet eljo hyka eraldo hyka vrasja ne kavaje eljo hyka eraldo hyka vrasja ne kavaje

Sondazh

Poll