Aktualitet

I përfshirë në grup kriminal, ekstradohet 59-vjeçari në Itali (Emri)

4 Korrik 2019, 14:43 Nga DOSJA
I përfshirë në grup kriminal, ekstradohet 59-vjeçari

VLORË- Një 59-vjeçar është arrestuar,pasi ishte në kërkim ndërkombëtar.

I arrestuari është Ramadan Bulldani, 59 vjeç, banues në fshatin Fitore – Vlorë, i cili ishte dënuar në shtetin italian për përfshirje në organzatë kriminale e cila merrej me trafik droge.

Njoftimi i policisë Vlorë: 

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, vihet në pranga një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Arrestohet provizorisht 59 vjeçari R. B., banues në fshatin Fitore – Vlorë, për veprën penale “Organizatë kriminale i trafikimit të lëndëve narkotike”.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative duke bashkëpunuar ngushtë me qytetarët, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Interpol Tirana, kanë bërë kapjen e 59 vjeçarit në fshatin Novoselë të Vlorës duke e vendosur para përgjegjësisë penale si më poshtë:

Gjykata e Palermos – Itali në vitin 2009, ka lëshuar Urdhër Arrestin Europian ndaj shtetasit R. B, për veprën penale “Organizatë kriminale e trafikimit të lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal Italian dhe nenet 73, 74 të Dekretit të Presidentit 309/1990.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekstradohet shqiptari ne itali ramandan bulldani ekstradohet shqiptari ne itali ramandan bulldani

Sondazh

Poll