Art&Argëtim

Ilir Shaqiri: S’bëj asnjë metër rrugë pa përqafime, Donaldi mund të ishte djali im

21 Shkurt 2022, 20:44 Nga DOSJA
Ilir Shaqiri: S’bëj asnjë metër rrugë pa

TIRANË– Balerini Ilir Shaqiri ka folur për herë të parë pas fitores së Big Brother VIP. I ftuar në emisionin ‘Open’, Shaqiri tha se këto tre ditë nuk ka dalë shumë, por edhe aq herë që është ekspozuar, nu ka bërë dot asnjë metër rrugë pa u përqafuar nga njerëzit. I pyetur për rivalitetin e tij me aktorin Donald Veshaj, Shaqiri tha se ky i fundit mund të ishte edhe djali i tij për nga mosha dhe se kjo diferencë ka qenë arsyeja që ata kanë pasur përplasje.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Kanë kaluar thuajse 3 ditë, si ndihesh jashtë shtëpisë së Big Brother?

Ilir Shaqiri:  Shumë herë na është thënë që shikueshmëria ka arritur maja të larta dhe e vërtetë nuk e imagjinonim, megjithëse dhe të ftuarit e cilësonin si super rezultat këtë rrugëtim. Duke dalë e kuptova që ishte e jashtëzakonshme si nga njerëzit si nga përqafimet e tyre dhe komentet që bënin. Këtë e kam përjetuar njëherë nga viti 2000-2007 në Itali si balerin, por ta jetosh në vendin tënd, realisht në gjithë atë që kam perceptuar nuk kam asgjë veçse ti falenderoj të gjithë për suportin, fjalët e mia.

Pyetje: Çfarë ka ndodhur këto 3 ditë?

Ilir Shaqiri:  Nuk kam lëvizur shumë, kam qëndruar me mamin e babin. Nuk kam dalë shumë shpesh, thjesht kam qenë në disa vende për të blerë ilace për mamin dhe ajo që kam perceptuar është e jashtëzakonshme. Nuk ka shans të ecësh 1 metër pa u përqafuar nga njerëzit. Kjo është ajo për të cilën kam ardhur, për të cilën kam pranuar ftesën.

Pyetje: Ka një sekret të ditëve të Ilirit që ka mbetur pa u thënë?

Ilir Shaqiri:  Ato që kam pasur për t’i thënë, i kam thënë dhe i kam shprehur. Nëse do isha 100% i sinqertë me veten dhe ju, nuk e mendoja kurrë që do të kisha kaq shumë kontrast mendimi, sjellje, qëndrese me shqiptarët, me banorët. Kjo ishte surpriza më e madhe sa i përket rrugëtimit se më pas i mësova.

Kam qenë në kontakt me Sabianin, me Meridianin, Arjolën, Arbrin, kaq. Pak veta.

Pyetje: Ndihej gara dhe rivaliteti brenda shtëpisë? Ju e perceptonit që rivaliteti vinte prej garës dhe jo prej mendimeve të ndryshme?

Ilir Shaqiri: Unë e kam perceptuar veten time si lojtar i vetvetes, këtë e kam thënë disa herë. Nëse karakteri im do të merret si loja ime, atëherë kjo është loja ime. Sigurisht që strategjitë kanë qenë në zgjedhjen e njerëzve, me Donaldin kemi pasur kontraste të forta, kemi edhe mosha të ndryshme, ai mund të ishte në moshën e djalit tim. Kam një karrierë mbi shpatulla, Donaldi ka gjithë jetën përpara. Kjo ka bërë që ne të kemi pikëpamje të ndryshme për shumë gjëra. Kjo ka sjellë dhe kontrastet.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz big brother vip donald veshaj ilir shaqiri big brother vip donald veshaj ilir shaqiri

Sondazh

Poll