Art&Argëtim

Arbana Osmani thyen heshtjen: S’ekziston asnjë konflikt me Donaldin, media të etura

21 Shkurt 2022, 14:57 Nga DOSJA
Arbana Osmani thyen heshtjen: S’ekziston asnjë konflikt me Donaldin,

TIRANË– Moderatorja e edicionit të parë të “Big Brother VIP” ka reaguar për herë të parë pas ‘lumit’ të kritikave me të cilën janë përballur ajo dhe produksioni ditët e fundit pasi fitoren e mori balerini Ilir Shaqiri dhe jo aktori i humorit Donald Veshaj. Pavarësisht pamjeve që jaë publikuar në media ku binjakët Veshaj shiheshin që përplaseshin me produksionin e mes tyre ndërhynë dhe truprojat e “Top Channel”, Osmani mohon të kenë pasur ndonjëherë konflikt bashkë. Arbana shkruan ndër të tjera se Big Brother i është mirënjohës çdo konkurenti e për më tepër Donaldit që sipas saj, ka përcjellë emocione pafund. Mediat që kanë raportuar këto përplasje, moderatorja i konsideron të etura për klikime dhe i akuzon të kenë insinuar një konflikt që sipas saj nuk ka ekzistuar e nuk do të ekzistojë ndonjëherë. 

Statusi i Arbana Osmanit:

Po shoh që në mediat online të etura për klikime që po keqpërdoret çdo deklaratë, çdo status, koment i bërë nga Produksioni i Big Brother VIP duke i konsideruar ‘kunja’ dhe duke insinuar një konflikt që nuk ekziston dhe as nuk do të ekzistojë ndodnjëherë. Unë dhe Top Channel i jemi falenderues dhe mirënjohës çdo konkrenti në këtë Big Brotther, aq më tepër Donaldit i cili na ka dhuruar emocione pafund. Big Brother ka përfunduar dhe bashkë me të uroj të mbarojë shpejt edhe vala e dëshirës për të vënë kundër njerëz që vetëm kundër nuk kanë qenë, nuk janë e nuk do të jenë ndonjëherë.

Fituesi i Big Brother VIP dhe personi që rrëmbeu 100 mijë euroshin u shpall balerini Ilir Shaqiri. Momenti i shpalljes së fituesit u shoqërua me përplasje në prapaskena ku ndodhej Romeo Veshaj, vëllai i Donaldit, rivalit më të fortë të Shaqirit. Ai u filmua teksa përplasej me produksionin dhe mes tyre ndërhynë truprojat. Publiku nuk u lejua të filmonte. Në rrjet akuzat vijuan edhe ndaj Lori Hoxhës, për të cilën shkruanin se fitues kishte shpallur Ilirin për t’i thyer ‘borxhin’, pasi balerini i dha kupën e “Dancing ëith the Stars” në vitin 2014, ku ishte kryetar jurie.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz arbana osmani big brother vip donald veshaj arbana osmani big brother vip donald veshaj

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 21 Shkurt 2022, 14:11

Çfarë po kurdis JUTH këtë herë?

Ju kujtohet koncerti madhështor ku u lançua rreth tre vite më parë, pikërisht në muajin shkurt, platforma JUTH by Vodafone e që solli ekskluzivisht në Ti...