Art&Argëtim

Beniada zgjedh Shqipërinë si vendin në të cilin do të jetojë: Jam shumë e lumtur!

21 Shkurt 2022, 15:08 Nga DOSJA
Beniada zgjedh Shqipërinë si vendin në të cilin do të

TIRANË- Modelja Beniada Nishani në Instagram i ka kthyer përgjigje disa nga ndjekësve të saj, të cilët u shfaqën shumë kuriozë lidhur me të ardhmen e saj. Në një moment, Beniada është pyetur a do të jetojë në Shqipëri apo do të kthehet në Itali, e mesa duket ka zgjedhur Shqipërinë si vendin në të cilin dëshiron të jetojë. Duke iu dedikuar kështu edhe punës së re përkrah Edi Manushit në ‘Procesi Sportiv’.

“Shumë e lumtur nëse gjërat shkojnë ashtu siç e kam menduar,me projektet që më kan ofruar dua të jetoj në Shqipëri”-shkruan ajo.

 

Beniada Nishani ishte e njohur nga shqiptarët si mbesa e ish-presidentit Bujar Nishani por pas pjesmarrjes së saj në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ ajo arriti të vjedh zemrat e publikut. Ajo ishte një prej finalisteve të BBV së bashku me aktorin Donald Veshaj, moderatoren Einxhel Shkira dhe balerinin Ilir Shaqiri, ky i fundit u shpall fituesi i “BBV”. 

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz beniada nishani big brother vip donald veshaj edi manushi einxhel shkira ilir shaqiri beniada nishani big brother vip donald veshaj edi manushi einxhel shkira ilir shaqiri

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 21 Shkurt 2022, 14:11

Çfarë po kurdis JUTH këtë herë?

Ju kujtohet koncerti madhështor ku u lançua rreth tre vite më parë, pikërisht në muajin shkurt, platforma JUTH by Vodafone e që solli ekskluzivisht në Ti...