Art&Argëtim

Justin Bieber është infektuar me koronavirus, anulon koncertin në Las Vegas

21 Shkurt 2022, 15:09 Nga DOSJA
Justin Bieber është infektuar me koronavirus, anulon koncertin në

SHBA- Këngëtari Justin Bieber, është infektuar me koronavirus dhe si pasojë ka anuluar një prej shfaqjeve të tij për ditën e dielë, ku do të performonte si pjesë e “Justice World Tour” në Las Vegas.

Ky njoftim u bë me dije nga një deklarat e T-Mobile Arena në mediat sociale, ku njoftohet me keqardhje se shfaqja e së dielës në Las Vegas është anuluar.

Ndër të tjera T-Mobile Arena shkruan se Justin është i zhgënjyer, por shëndeti dhe siguria për fansat e tij janë prioritet për të, gjithashtu ai është shumë i emocionuar për këtë shfaqje.

“Për shkak të rezultateve pozitive të COVID brenda familjes së Justice Tour, ne për fat të keq do të duhet të shtyjmë shfaqjen e së dielës në Las Vegas. Justin është sigurisht shumë i zhgënjyer, por shëndeti dhe siguria e ekuipazhit dhe fansave të tij janë gjithmonë prioriteti i tij numër një. Turneu Nisja në San Diego ishte një sukses masiv, dhe Justin është i emocionuar për të sjellë këtë shfaqje spektakolare për fansat e tij në Las Vegas sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në deklaratën e T-Mobile Arena.

(d.d/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz justin bieber las vegas justin bieber las vegas

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 21 Shkurt 2022, 14:11

Çfarë po kurdis JUTH këtë herë?

Ju kujtohet koncerti madhështor ku u lançua rreth tre vite më parë, pikërisht në muajin shkurt, platforma JUTH by Vodafone e që solli ekskluzivisht në Ti...