Art&Argëtim

Dua Lipa i jep lamtumirën ekipit të menxhimit që e bëri një “YLL”

21 Shkurt 2022, 14:36 Nga DOSJA
Dua Lipa i jep lamtumirën ekipit të menxhimit që e bëri

BRITANI E MADHE- Këngëtarja ndërkombëtare me origjinë shqiptare Dua Lipa, është ndarë nga kompania e menaxhimit ‘Tap Management’. Sipas Daily Mail, burime nga industria e muzikës thonë se largimi i saj është i lidhur me të ardhurave që ajo merr nga regjistrimet dhe marrëveshjet komerciale të negociuara në emër të saj nga “Tap Management”.

‘E gjitha erdhi si një tronditje, por për fat të keq do të ketë gjithmonë mosmarrëveshje kur bëhet fjalë për paratë. Gjërat ishin duke u përgatitur për disa kohë. Tap e kanë bërë atë nga një adoleshente e panjohur në artisten më të suksesshme femër në botë. Kur e shikon kështu, nuk mund të mos mendosh se diçka shumë e keqe ka ndodhur,”- tha një burim pas vendimit të këngëtares.

U raportua se babai i këngëtares, Dukagjini do të merret tashmë me menaxhimin e saj. Këngëtarja, e nënshkroi kontratën me Tap Management në qendër të Londrës në vitin 2013 ndërsa punonte si kamariere në bar. Por tashmë, Dua Lipa është fituese e tre e çmimeve Grammy, e cila aktualisht është në një turne në Amerikë me 73 data koncertesh, gjithashtu ka marrëveshje fitimprurëse me firma si Evian, Yves Saint Laurent dhe Versace.

Ajo u bë një emër i njohur në vitin 2018 kur kënga e saj,”One Kiss”, kryesoi listat në mbarë botën. Një vit më vonë, ajo fitoi çmimin Brit për Këngën e Vitit dhe mori çmimet e “Best News Artist”, për të kulmuar më pas me fitoren e një Grammy.

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz dua lipa dua lipa largohet nga tap management dukagjin lipa dua lipa dua lipa largohet nga tap management dukagjin lipa

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 21 Shkurt 2022, 14:11

Çfarë po kurdis JUTH këtë herë?

Ju kujtohet koncerti madhështor ku u lançua rreth tre vite më parë, pikërisht në muajin shkurt, platforma JUTH by Vodafone e që solli ekskluzivisht në Ti...