Art&Argëtim

Ilir Shaqiri nuk ka fituar 100 mijë euro! Ç’do bëjë balerini me çmimin e “BBVIP”…?

21 Shkurt 2022, 15:39 Nga DOSJA
Ilir Shaqiri nuk ka fituar 100 mijë euro! Ç’do bëjë

TIRANË- Balerini Ilir Shaqiri u shpall fituesi i ‘Big Brother VIP’ vetëm pak ditë më parë, por duket se nuk do të marrë me vete në shtëpi 100 mijë eurot e premtuara. Sipas Ask News, Iliri ka vendosur se një pjesë do të dhurohet për bamirësi sipas metodave të parashikuara nga formati.

50% e shumës do t’i dhurohet Fondacionit “Dritan Hoxha”, i cili synon të kontribuojë në një shoqëri shqiptare të orientuar drejt kulturës, artit, komunikimit, zhvillimit të medias, përmes talentit dhe inovacionit, veçanërisht nga të rinjtë. Ndërsa pjesën e tjetër do ta mbaj vetë.

Fitoja e Ilir Shaqirit tërhoqi gjithashtu vëmendje në Itali jo vetëm sepse balerini ka një karrierë të gjatë në atë vend, por dhe prej ish-aktores, Emanuela Morini, bashkëshortes së Ilirit.

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz big brother vip dritan hoxha emanuela morini ilir shaqiri big brother vip dritan hoxha emanuela morini ilir shaqiri

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 21 Shkurt 2022, 14:11

Çfarë po kurdis JUTH këtë herë?

Ju kujtohet koncerti madhështor ku u lançua rreth tre vite më parë, pikërisht në muajin shkurt, platforma JUTH by Vodafone e që solli ekskluzivisht në Ti...