Art&Argëtim

Grida Duma komenton “Big Brother VIP”: Fitoi Ilir Shaqiri, një shembull i mirë…

21 Shkurt 2022, 20:27 Nga DOSJA
Grida Duma komenton “Big Brother VIP”: Fitoi Ilir Shaqiri, një

TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka komentuar zhvillimet në reality shown “Big Brother VIP” që u mbyll me fitoren e balerinit Ilir Shaqiri.

Ndërkohë që jemi prag zgjedhjeve të 6 marsit, Duma është ftuar në “Open”, jo për të folur për politikën, por për shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ajo tha se fitorja e Ilirit, sipas saj ishte një shembull i mirë. Gjithsesi, ajo tha se nuk mund të linte pa parë dhe mbështetësit e aktorit Donald Veshaj që ishin shumë gjithashtu.

“Është një lloj tifozerie, marrje anë dhe militantizmi karakterial, domethënë lidhen me karakterët e individëve. Politika shfaqet jo vetëm larg shijeve por shqisave. Mënyra e të folurit në politikë, brenda përsëritjes e ka varfëruar atraktivitetin e politikës. Normaliteti jetësor i tyre, për mua, ç’mitizimi i personit VIP ishte i nevojshëm. Dhe në komunikimin publik e mediatik, njerëzit ende nuk e kanë fituar lirshmërinë e vërtetë. Kur ç’mitizohet kjo nga personazhe që i sheh nga Instagrami dhe media, vërtetësia preket më shumë. Shqipëria po kërkon fjalën e vërtetë, të rehatshme e të lirë. Ne kemi hyrë në një problematikë të madhe se përpiqemi shumë të lexojmë. Në raport me aq sa i kam parë, i kam parë më shumë me sytë e të tjerëve dhe është shembull i mirë fitorja e Ilir Shaqirit.  Nuk mund të mos shoh dhe palën tjetër në fakt, mbështetësit e Donaldit,”- tha Duma ndër të tjera.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz

Sondazh

Poll