Politike

Subashi ‘ndez’ Komisionin me videon e Alibeajt: Dikur ndanim të njëjtin mendim…

21 Shkurt 2022, 19:28 Nga DOSJA
Subashi ‘ndez’ Komisionin me videon e Alibeajt: Dikur ndanim të

TIRANË– Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi ka publikuar një video ku dëgjohet të fliste nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeja në lidhje me inceneratorin e Fierit. I pranishëm në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Subashi aktivizoi videon ku sipas Alibeja thotë se prioritet do të ishin mbetjet. Kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku tha se do t’ja administronte celularin si provë.

Pjesë nga biseda:

Armando Subashi: Gjatë kohës që ishim në fushatë, unë dhe zoti Alibeja ishim me një mendja. Një nga prioritetet tona nëse do fitonim bashkinë do ishte fusha e mbetjeve që ekziston aty. Do ju sjell një prononcim të Alibeajt. Ja ku e keni (Nxjerr celularin dhe hap videon).

Jorida Tabaku: Me shumë dëshirë e thërras edhe Alibeajn po ta kërkonin socialistët, nuk e kam problem, jeni ju duke dëshmuar….

Armando Subashi: Është shumë e mirë, dëgjojeni mo, pse ju shqetëson kjo….

Jorida Tabaku: Gjëra të mira thotë Alibeaj. Jua them unë se çfarë thotë se kam qenë aty. E kam dëgjuar dhe ka vlerësuar situatën që ka degraduar, ka mbetje, jam shumë e qartë, do e admistrojmë dhe celularin tuaj. Ka thënë që për kaq vite që e kanë socialistët në dorë ka degraduar situata.

LAJM KRYESOR:Inceneratorët/PS padi Tabakut, Sako ikën, Balluku: 430 mln € vjedhje? PD: 1 e futëm në burg

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike armando subashi komisioni hetimor per inceneratoret armando subashi komisioni hetimor per inceneratoret

Sondazh

Poll