Politike

Inceneratorët/ Kryemadhi: Komisioni, lojë mes qeverisë e kunat-opozitës, njësoj si 17 Maji

21 Shkurt 2022, 18:12 Nga DOSJA
Inceneratorët/ Kryemadhi: Komisioni, lojë mes qeverisë e

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka inkurajuar SPAK-un që të veprojë mbi aferën e inceneratorëve pa humbur kohë. Me anë të një postimi në Facebook, Kryemadhi shkruan se zbardhja e së vërtës për inceneratorët nuk duhet të dështojë njësoj siç ka dështuar mbrojtja e Teatrit Kombëtar. Ajo gjithashtu shkruan se zhvillimet e Komisionit hetimor mbi inceneratorët duket si një vazhdim i braktisjës së demokratëve nga Basha, për të bashkëqeverisur me Ramën.

Postimi i Plotë:

Besoj e mbani mend 17 Majin kur Basha braktisi demokratët në çadër për të bashkëqeverisur me Ramën. Zhvillimet në komisionin hetimor parlamentar po duken fiks si një vazhdim i kësaj lidhjeje të veçantë e të fshehtë. Zbardhja e së vërtetës për inceneratorët nuk duhet të dështojë, siç dështoi mbrojtja e Teatrit Kombëtar.

Loja politike mes qeverisë dhe kunat-opozitës nuk duhet lejuar të deformojë drejtësinë e re! Inkurajoj SPAK të veprojë mbi faktet pa humbur kohë! Këtu ndahet historia, duke treguar nëse jemi duke ndërtuar një shtet të së drejtës evropiane, apo drejt instalimit final të kapjes së shtetit, drejtësisë, opozitës.

LAJM KRYESOR: Inceneratorët/PS padi Tabakut, Sako ikën, Balluku: 430 mln € vjedhje? PD: 1 e futëm në burg

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike afera e inceneratorëve komisioni hetimor per inceneratoret monika kryemadhi afera e inceneratorëve komisioni hetimor per inceneratoret monika kryemadhi

Sondazh

Poll