Politike

Subashi: Për pak ditë inceneratori do jetë funksional, s’ju ndriçoj për 2 mijë lekëshin

21 Shkurt 2022, 18:42 Nga DOSJA
Subashi: Për pak ditë inceneratori do jetë funksional, s’ju

TIRANË– Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi ka deklaruar se inceneratori i Fieritdo të vihet shumë shpejt në punë. I pranishëm në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Subashi tha se brenda pak ditësh, Fieri do ta ketë inceneratorin funskional.

Pjesë nga biseda:

Dhurata Çupi: A ka përfunduar kontrata ose në sa përqindje të saj është e ekzekutuar deri më sot? Kur do të jetë gati inceneratori?

Armando Subashi: Nga informacionet që kam, ka mbetur shumë pak që kontrata të quhet e përfunduar, ka mbetur vetëm pjesa e incenerimit. Për pak ditë dhe ajo do vihet në zbatim dhe kontrata do të quhet e përfunduar.

Dhurata Çupi: Kemi informacion që nga zbatimi i kontratës së Fierit kanë mbetur vetëm 2 mijë lekë të vjetra. Në dijeni tuaj, kush është një person, ose përfaqësues i një institucioni shtetëror që mund të na japë qartësisht një përgjigje të saktë?

Armando Subashi: Nuk mund të jap detaje se nuk kam informacion për këto detaje. Nuk është as në kompetencën time në diskrecionin tim që të përcaktoj se kush është ai institucion që t’iu ndriçojë juve.

LAJM KRYESOR:Inceneratorët/PS padi Tabakut, Sako ikën, Balluku: 430 mln € vjedhje? PD: 1 e futëm në burg

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike armando subashi komisioni hetimor per inceneratoret armando subashi komisioni hetimor per inceneratoret

Sondazh

Poll