Politike

PD: Konçesionari i Tiranës shkel kontratën, Balluku bën sehir

21 Shkurt 2022, 18:22 Nga DOSJA
PD: Konçesionari i Tiranës shkel kontratën, Balluku bën

TIRANË- Këshilltari Ligjor i Grupit të Partisë Demokratike, Marash Logu ka bërë me dije se teklsa inceneratori i Tiranës ka shkelur kontratën, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku po bën sehir. Me anë të një postimi në Facebook, Logu shkruan se Inceneratori i Tiranës ka pranuaer mbetje nga Durrësi pa miratim nga Autoriteti Kontraktues.

Postimi i Plotë:

Konçesionari i Tiranës shkel kontratën, Balluku bën sehir. Në kundërshtim me kontratën konçesionare, inceneratori i Tiranës pranoi mbetje nga bashkia Durrës, pa miratimin paraprak nga Autoriteti Kontraktues, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Njësia e Zbatimit të Projektit të Tiranës i rekomandoi Ministrisë amendimin e kontratës, përpara se konçesionari të pranonte mbetjet e Durrësit. Ministria nuk mori asnjë masë.

Në shkelje të kontratës konçesionare, inceneratori i Tiranës pranoi dhera nga ndërtuesit e Tiranës, pa miratimin paraprak nga Autoriteti Kontraktues, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Megjithëse, konçesionarit iu shtuan 10 milionë euro të ardhura nga mbetjet e bashkisë Durrës dhe 40 milionë euro nga depozitimi i dherave të bashkisë Tiranë, sërish tarifa për depozitimin e mbetjeve mbeti e njëjtë 29 euro/ton (41 euro/ton sipas përllogaritjes së KLSH-së). ‼️Inceneratori i Tiranës pasurohet, buxheti i shtetit pakësohet dhe qytetari varfërohet.

LAJM KRYESOR: Inceneratorët/PS padi Tabakut, Sako ikën, Balluku: 430 mln € vjedhje? PD: 1 e futëm në burg

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike afera e inceneratorëve komisioni hetimor per inceneratoret marash logu afera e inceneratorëve komisioni hetimor per inceneratoret marash logu

Sondazh

Poll