Politike

U thirr nga SPAK, Subashi kufizohet në Komision: Do rezervohem, jam takuar me Zoton

21 Shkurt 2022, 18:11 Nga DOSJA
U thirr nga SPAK, Subashi kufizohet në Komision: Do rezervohem, jam takuar

TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Fierit Armando Subashi ka treguar se gjatë marrjes në pyetje në Komisionin Hetimor për Inceneratorët do të kufizohet në përgjigje për shkak të thirrjes së tij për çështjen e inceneratorëve nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit t Organizuar (SPAK). I pyetur nëse është takuar apo ka pasur biseda me Mirel Mërtirin, Klodian Zoton e Stela Gugallen, Subashi tha se me të dytin ka biseduar disa herë për çështje teknike në lidhje me djegien e mbetjeve. 

Pjesë nga biseda: 

Armando Subashi: Jam thirrur nga SPAK. Herë pas here do të rezervohem në lidhje me pyetjet….

Jorida Tabaku: Ju jeni takuar me Mirel Mërtirin, Klodian Zoton e Stela Gugallen

Armando Subashi: Po, kam pasur biseda dy-tre herë në momentin që nisëm të depozitonim mbetjen në impiantin e ri. Kemi folur dhe për orarin pasi kemi kërkuar që impianti të qëndrojë hapur edhe natën, kemi gjetur mirëkuptim në këtë pjesë, etj.

Inceneratorët/PS padi Tabakut, Sako ikën, Balluku: 430 mln € vjedhje? PD: 1 e futëm në burg

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike armando subashi komisioni hetimor per inceneratoret armando subashi komisioni hetimor per inceneratoret

Sondazh

Poll