Politike

Berisha iu përgjigj Yuri Kim, PD: Sot ai u solidarizua me Dakon dhe Doshin

21 Shkurt 2022, 16:40 Nga DOSJA
Berisha iu përgjigj Yuri Kim, PD: Sot ai u solidarizua me Dakon dhe Doshin

TIRANË – Partia Demokratike sulmoi ish-kryeministrin Sali Berisha i cili iu kundërpërgjigj ambasadores së SHBA Yuri Kim. Nëpërmjet Sekretarit të Përgjthshëm Gazment Bardhi, selia blu shprehet se sot lideri historik demokrat u solidarizua me ish-deputetin Tom Doshin dhe ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako, të cilët janë shpallur “non grata” nga SHBA së bashku me Berishën. Në deklaratën e Bardhit thuhet se kjo sjellje e Berishës nënkupton hallin e përbashkët që ka me Dakon dhe Doshin.

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, GAZMENT BARDHI

2 nga 3 palët në këto zgjedhje, PS dhe “Shtëpia e Ilirit” kanë mbrapa njerëz të shpallur non grata nga SHBA për korrupsion.

Vangjush Dako është shefi politik dhe drejtuesi i fushatës së kandidates së PS në Durrës. Tom Doshi, është shefi politik dhe drejtues i fushatës së kandidates së PS në Shkodër. Sali Berisha është shefi politik i 6 kandidatëve të tjerë të Shtëpisë së Ilir Metës.

Sulmi i sotëm ndaj SHBA është solidarizim me non gratat e Edi Ramës. Hall i përbashkët, sjellje e përbashkët!

Ish-kryeministri sulmoi sot ambasadoren e SHBA në Shqipëri Yuri Kim se po ndërhyën në mënyrë të paligjshme në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit dhe se po shkel Kushtetutën e vendit tonë. Më herët, përfaqësuesja e SHBA në vendin tonë iu drejtua kandidatëve të koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, pjesë e të cilit është dhe Berisha, se ccfarë u premtojnë qytetarëve pasi përfaqësojnë formacionin politik të një personi të shpallur “non grata”.

LAJMI KRYESOR: 6 marsi/ Yuri Kim-kandidatëve: Sponsori juaj është ‘non grata’. Berisha: Tërhiq deklaratën!

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ambsadorja yuri kim perplasje ne partine demokratike tom doshi vangjush dako ambsadorja yuri kim perplasje ne partine demokratike tom doshi vangjush dako

Sondazh

Poll