Politike

VD-‘Presion nga Rama?’/Sako kërcënon me largim: Ç’punë kam unë? T’i lija plehrat rrugëve…

21 Shkurt 2022, 12:46 Nga DOSJA
VD-‘Presion nga Rama?’/Sako kërcënon me largim:

TIRANË– Kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako u tregua e ashpër gjatë dëshmisë së saj në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve. Teksa u pyet nga kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku, Sako tha se nuk do të bëjë asnjë koment për persona të tjerë, duke iu referuar pyetjes së bërë se nëse ka pasur presion nga kryeministri Edi Rama. Më tej ajo tha se nuk ka pse flet për persona të tjerë, si dhe shtoi se ata mund të pyesin Ramën. Më tej, ajo tha se ato kanë zbatuar vetëm ligjin.


DEBATI:

Jorida Tabaku: Si është reflektuar tarifa e pastrimit?

Emiriana Sako: Ne jemi më poshtë se Malësia e Madhe, Divjaka, Shijaku. Ne jemi akoma më poshtë se Bashkia Vorë, Pogradec etj. Është tarifë minimale. Qytetarët paguajnë 291 lekë. Ka pasur rritje për të pastruar më mirë qytetin. Jemi qytet turistik, duke t’i përgjigjemi turizmit.

Jorida Tabaku: Sa është kostoja për një ton mbetje?

Emiriana Sako: Kemi tarifën me 29 euro dhe kostot e brendshme, nuk i kam para në tavolinë, por mund t’ua vë në dispozicion.

Jorida Tabaku: Keni pasur komunikim zyrtar me Ramën se tha që i kemi rritur presionin?

Emiriana Sako: Mund të pyesni kryeministrin! Unë kam ligjin para, zbatojmë ligjin. Kemi bërë kërkesat dhe kemi marrë përgjigje.

Jorida Tabaku: Kur thotë Dako kjo është pa garë, imagjino sa e rëndë është.

Emiriana Sako: Nuk bëj komente. Këto që po thoni ju janë të gjitha baltë. Nuk pranoj që të qëndroj në Komision me këto akuza.

Jorida Tabaku: Mu drejto me respekt.

Emiriana Sako: Nuk bëj komente për institucionet e tjera.

Jorida Tabaku: Me qetësi! Do të flasim për të gjithë. “Casanova dhe Hernandez” thotë se ne jemi paguar pa u lidhur kontrata.

Emiriana Sako: Ç’lidhje kam unë? Unë jam kryetarja.

LAJMI KRYESOR: Inceneratorët/PS çon në SPAK Tabakun, Sako braktis mbledhjen: Kulmi i injorancës!PD e padit

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike jorida tabaku komisioni hetimor per inceneratoret jorida tabaku komisioni hetimor per inceneratoret

Sondazh

Poll