Politike

“Lekët mi ke dhënë ti”, dalin përgjimet e Xholit dhe Çekut për blerjen e votave në Dibër

21 Shkurt 2022, 16:02 Nga DOSJA

TIRANË – Përgjimet e SPAK për Dibrën tregojnë se në zgjedhjet e fundit parlamentare qytetarëve u janë ofruar para në këmbim të votës.

Kjo është historia që përsëritet vitet e fundit për zgjedhjet në Dibër. Më 22 prill 2021, Denis Xholi, punonjës në bashkinë e Bulqizës dhe Arbjon Ceku u kapën duke blerë vota për Partinë Socialiste.  Ata u arrestuan dhe u dënuan me 1 vit burg.

Euronews Albania ka siguruar dosjen e hetimit të SPAK ku të dy të dënuarit pranojnë përmes një përgjimi se po shpërndanin para për vota.

Ditën kur Xholi u bllokua në makinë nga simpatizantë të PD, ai ka komunikuar me një biznesmen të quajtur Aqif Konesha, ku po mundohej që të krijonte një alibi për paratë që iu gjetën.


Xholi komunikon edhe me një person të quajtur Dionis, të cilin e njofton se e kanë kapur me para në makinë.

Në këtë pjesë përgjimesh, të dënuarit pranojnë se kanë ndarë lekë në këmbim të votave.

Në dosje tregohet edhe se si bëhet presion duke kërcënuar me heqjen e ndihmës ekonomike nëse nuk sigurohen votat.

Pas dosjes 184, kjo është hera e dytë ku zyrtarë dhe simpatizantë të Partisë Socialiste përgjohen duke pranuar se kanë shpërndarë para për vota.

5 mandatet e qarkut të Dibrës në zgjedhjet e 25 prillit 2021 u ndanë 3 mandate për PD dhe 2 për PS.

Marrë nga Euronews Albania

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike arbjon ceku denis xholi arbjon ceku denis xholi

Sondazh

Poll