Aktualitet

Përplasje mes kunatave:Më mori 10 mijë euro dhe bizhuteri, e akuzuara: I jap dyfish nëse…

21 Shkurt 2022, 15:43 Nga DOSJA

TIRANË – Punoi me shumë mund emigrante në Itali së bashku me familjen e saj për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Me një çantë kursime në duar dhe bizhuteri një 37-vjeçare nga Shkodra erdhi me pushime në Velipojë verën e kaluar. Por në vend që të pushonte e të relaksohej 37-vjeçarja pësoi një shok emocional.

Makinën ia kishin hapur me forcë dhe i kishin vjedhur kursimet e jetës. Pavarësisht se policia nuk ka një emër për autorin 37-vjeçarja e njeh atë.  Gruaja ka treguar sot në emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti në News24 se dijeni për paratë kishte vetëm kunata dhe djali i saj, ndaj dhe i akuzon si autorë të vjedhjes.

“Erdha në shtëpi më 10 gusht, kam qëndruar në Velipojë. Nuk kisha shtëpi dhe lekët i mbaja në makinë. Janë lek gjaku. I mora me vete t’i fusja në bankë. Kisha 10 mije euro dhe 3 mijë euro bizhuteri. Dijeni për këto kishin vetëm kunata dhe nipi i burrit. Ata nuk e dinin sa para ishin, por më panë kur unë merrja lekë nga makina. Një herë më panë se u dhashë 40 euro dhe i mora nga makina”, deklaroi Emiljana.

Nga ana tjetër kunata mohoi akuzat dhe tha se ka qenë e hapur për hetime dhe i ka bërë madje be. Ajo tha se nëse i ka hak i jep dyfish të shumës, duke u betuar mbi 5 fëmijët.

“Kur i humbi lekët më tha më bëj be, i bëra, por nuk besoi dhe shkoi në polici. Ka nxjerr fjalë se i kanë hapur makinën. Kam qenë e hapur të hetohem. Nëse i kam hak, ua jap dyfish betohem mbi 5 fëmijët tim. Paratë asaj ia kanë marrë lavazheve ku çon makinën e i lë paratë grumbuj-grumbuj”, tha kunata.

Por sipas 37-vjeçares, kunata bën be të rreme. “E ka treguar kur ka pasur probleme me djalin e saj, me incizime.  Punoj me djersë edhe pse jam e sëmurë. Askush nuk e dinte që unë kisha lekë. Nëse nuk i kanë marrë kunata ajo është hjekse për dikë tjetër”, tha ajo.

Kunata solli në vëmendje dhe bashkëshortin e 37-vjeçares dhe tha se ai e di si është ngjarja.

“Po pse flet vetëm Emiljana, a ka burrë kjo apo jo.  Burri i saj nuk flet se e di si është ngjarja”, u shpreh kunata.

Marrë nga Balkanweb

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kunatat ne studio kunatat ne studio

Sondazh

Poll