Aktualitet

Ende në spital! Ish-ministri Koka ballafaqohet me Komisionin e Trajtimit të Ofertave

21 Shkurt 2022, 13:59 Nga DOSJA
Ende në spital! Ish-ministri Koka ballafaqohet me Komisionin e Trajtimit

TIRANË– Ish-ministri i Mjedisit do të përballet me anëtarët e Komisionit të Trajtimit të Ofertave që lejuan ndërtimin e incineratorëve në Elbasan. Mësohet se ballafaqimi i Kokës me anëtarët e Komisionit të Trajtimit të Ofertave është kërkuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ballafaqimi do të bëhet të premten në ambientet e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Konkretisht Koka që është prangosur për shpërdorim detyre e korrupsion në lidhje me veprimet e kryera për inceneratorin e Elbasanit do të dëgjojë ëshmitë e pesë anëtarëve të komisionit. Ish-ministri ndodhet ende i izoluar në Spitalin e Burgut. Dy javë pas arrestimit ai u ndje keq për shkak të problemeve me zemrën dhe u shtrua në spital ku po mbahet nën monitorimin e mjekëve.

Gjithashtu Koka pritet të merret thirret nga prokurori Dritan Prençi për t’i marrë deklarimet për koncesionin e Inceneratorin e Fierit dhe Tiranës nën cilësinë e personit në dijeni. Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka u vu në pranga më 14 dhjetor me urdhër të SPAK. Ndaj tij rëndon akuza e “shpërdorimit të detyrës”, “pastrim të parave” dhe korrupsion”.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike arrestohet lefter koka inceneratori i elbasanit lefter koka arrestohet lefter koka inceneratori i elbasanit lefter koka

Sondazh

Poll