Aktualitet

Takimi në SPAK/ PS kallëzon Tabakun, Kraja zbardh BISEDËN, Basha mbron nënkryetaren

21 Shkurt 2022, 12:53 Nga DOSJA
Takimi në SPAK/ PS kallëzon Tabakun, Kraja zbardh BISEDËN, Basha

TIRANË– Takimi i nënkryetares së Partisë Demokratike, Jorida Tabakut me kryetarin e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, Arben Krajën, solli reagim të Partisë Socialiste. Për këtë takim i cili u zhvillua në orët e para të mëngjesit, Partia Socialiste ka vendosur të kallëzojë në SPAK, Jorida Tabakun, me arsyetimin e se ishte veprim i saj ishte i paligjshëm e me qëllim nxitje në hetime. Ishte nënkryetarja e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, Ermonela Felaj e cila tha se PS do të kallëzojë në SPAK Tabakun. Kjo deklaratë solli debate të forta gjatë Komisionit Hetimor. 

Pas debateve në Komision, ka pasur reagime dhe jashtë saj. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha doli në mbrojtje të kryetares së Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku. Basha tha se kryeministri Edi Rama dhe socialistët e tjerë janë në panik dhe po mundohen që të ushtrojnë presion ndaj demokratëve. 

Po ashtu, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja zbardhi orë më vonë, bidesën e bërë brenda SPAK, me kryetaren e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, Jorida Tabakun. Kraja tha se takimi u zhvillua në ambientet e SPAK me kërkesë të Tabakut. Në njoftimin për mediat, Karaja shkruan se SPAK është e vendosur që të administrojë çdo fakt dhe çdo indicje që lidhet me hetimin e procedimeve penale të regjistruara për çështjen e inceneratoreve. Ai thekson se prokurorët janë të pavarur në veprimtarinë e tyre hetimore, në vendimarrjen e tyre dhe do të analizojnë me ligjshmëri, objektivitet dhe paanësi çdo pretendim, indicje apo provë që paraqitet nga të gjithë palet që kanë dijeni rreth procesit për të cilin po hetohet.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE

Takimi me Tabakun në SPAK, Kraja: Prokurorët janë të pavarur, do analizojmë me paanësi

‘Të padis në SPAK’/ Felaj kërcënoi Tabakun, Basha i del në krah: Përpiqen të na pengojnë…

VD-PS kallëzon në SPAK Jorida Tabakun! Felaj: Shkele ligjin, takove Krajën pa u mandatuar

Çështja e Inceneratorëve/ Përfundon takimi me Krajën në SPAK, Tabaku: Do sjellim raportin

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike arben kraja jorida tabaku tabaku ne spak takabu takohet me krajen arben kraja jorida tabaku tabaku ne spak takabu takohet me krajen

Sondazh

Poll