Aktualitet

Vrasja e Agim Bucit në Kamëz, Kurti dënohet me burgim të përjetshëm

21 Shkurt 2022, 13:25 Nga DOSJA
Vrasja e Agim Bucit në Kamëz, Kurti dënohet me burgim të

TIRANË-Gjykata e Apelit në Tiranë ka dënuar me burg përjetë Vladimir Kurtin, ndërsa bashkëpuntorin e tij, Rruzhdi Hoxhajn e ka dënuar me 26 vite burg. Të dy personat, dyshohen si autorë të vrasjes së Agim Bucit, në Kamëz. Kurti akuzohet për veprën penalë “Vjedhje me pasojë vdekjen”, të kryer në bashkëpunim.

NJOFTIMI I GJYKATËS:

“Deklarimin fajtor të të pandehurit Vladimir Kurti për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes me pasojë vdekjen”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 141 e 25 të K.Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave e dënon atë me burgim të përjetshëm. Deklarimin fajtor të të pandehurit Vladimir Kurti për kryerjen e veprës penale të “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe të municionit”, të parashikuar nga neni 278/1 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite e dënon atë me 7 (shtatë) vjet burgim. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Vladimir Kurti dënohet me burgim të përjetshëm. Vuajtja e dënimit me burgim për të pandehurin Vladimir Kurti fillon nga dita e ndalimit të tij në funksion të këtij procedimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Rruzhdi Hoda për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes me pasojë vdekjen”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 141 e 25 të K.Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave e dënon atë me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Rruzhdi Hoda për kryerjen e veprës penale të “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe të municionit”, të parashikuar nga neni 278/1 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite e dënon atë me 4 (katër) vjet burgim. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Rruzhdi Hoda dënohet 26 (njëzet e gjashtë) vjet burgim. Vuajtja e dënimit me burgim për të pandehurin Rruzhdi Hoda fillon nga dita e ndalimit të tij në funksion të këtij procedimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

SI NDODHI NGJARJA?

Më datë 24.04.2018, Vladimir Kurti është takuar Rruzhdi Hoda dhe i ka thënë këtij të fundit se do të kryenin një “punë” bashkë, do të shkonin të vidhnin diku. Të nesërmen, Hoda ka shkuar pranë banesës së të dyshuarit Vladimir Kurti. Ky ka marrë këpucët dhe dorashkat në shtëpi dhe i është drejtuar automjetit. Më pas, ata i janë drejtuar rrugës “Miqësia” në Kamez dhe kanë parkuar automjetin në atë zonë. Kanë ecur në këmbë përgjatë bulevardit “Berisha” dhe janë kthyer te kthesa që të dërgon për të marketi i viktimës, Agim Buci. Rreth 30 metra para se të hynin në dyqan, Vladimiri i ka dhënë Rruzhdiut një thikë buke me bisht druri, një palë dorashka dhe një kapuç. 

Rreth pesë metra përpara se hynin në dyqan, Vladimiri ka nxjerrë pistoletën nga brezi dhe është futur brenda, i ndjekur nga Rruzhdiu me thikë në dorë. Pasi kanë hyrë brenda, Vladimiri është afruar te kasa e parave për të marrë këto të fundit. Pranë saj ndodhej fëmija i mitur i viktimës. Gruaja e viktimës, Rita Buci, pasi ka parë Vladimirin te kasa, është munduar ta godasë me disa produkte ushqimore. Në atë moment, Vladimir Kurti ka qëlluar më pistoletë dhe e ka plagosur në këmbë. Pas të shtënës, është afruar Agim Buci, i cili është përleshur me Vladimir Kurtin. Ky i fundit e qëlloi me pistoletë edhe atë. Pas ngjarjes, të dy të dyshuarit kanë vrapuar të maskuar deri te bulevardi “Berisha”. Para se të dilnin nga aty, kanë hequr maskat dhe kanë vijuar të ecin normalisht. Pasi kanë hipur në makinë, kanë shkuar te Lumi i Bovillës dhe nga ura e Zgafnorit kanë hedhur maskat, dorashkat, xhupat dhe pantallonat në lumë.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet rruzhdi hodaj vladimir kurti rruzhdi hodaj vladimir kurti

Sondazh

Poll