Aktualitet

“Mazhoranca paracakton anëtarët e KLP”, PD padit Kuvendin te Gjykata Kushtetuese

21 Shkurt 2022, 14:49 Nga DOSJA
“Mazhoranca paracakton anëtarët e KLP”, PD padit Kuvendin

TIRANË – Partia Demokratike konfirmoi sot se do të padisë Kuvendin e Republikës së Shqipërisë me pretendimin se mazhoranca socialiste paracakton anëtarët e ardhshëm të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Nëpërmjt Sekretarit të Përgjithshëm të PD Gazment Bardhi, selia blu deklaron se Kuvendi shkeli ligjin për zgjedhjen e anëtarëve të KLP duke kryer një proces fiktiv shorti pasi për dy vende vakante në KLP u hodh vetëm një kandidat.

REAGIM I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, GAZMENT BARDHI

Mazhoranca paracakton anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Kuvendi shkeli Kushtetutën dhe ligjin në zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke bërë proces fiktiv shorti, ku për dy vende vakante në “short” u hodh vetëm një kandidat!

PD do të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e sotëm antikushtetues. Drejtësia e pavarur është element kyç për shtetin ligjor.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike klp kuvendi partia demokratike klp kuvendi partia demokratike

Sondazh

Poll