Aktualitet

VD-Inceneratorët/ Cani: Refuzuam projektin e Elbasanit, u miratua me procedurë të veçantë

21 Shkurt 2022, 13:46 Nga DOSJA
VD-Inceneratorët/ Cani: Refuzuam projektin e Elbasanit, u miratua me

TIRANË- Ish-ministri socialist i Financave Shkëlqim Cani po dëshmon në komisionin hetimor për Inceneratorët. Ish-ministri Cani tha se kanë kërkuar të dhëna për firmën që do të investonte dhe nëse i përmbushte kapacitete financiare për të kryer investimin. E po ashtu, shtoi se në funksionin e ministrit të Financave, kanë refuzuar miratimin për projektin e Elbasanit.

“Tre arsye pse ministria e Financave ka qenë kundër. Së pari, ne thamë që në materialin që ju keni paraqitur, relacionin nuk jepet argumenti financiar. I themi që ju nuk jeni bazuar ne ligj lidhur me koncesionet dhe prokurimet publike. Ky projektvendim në dijeninë time nuk është miratuar. Sa i takon financimit, koha ecte ose do bëhej ose nuk do bëhej. Ishte emergjencë, mbledhja e mbeturinave. Kjo mbase ka sjellë që gjërat të përshpejtoheshin. Sepse po të kalohej buxheti dhe nuk do kishte reagim, do hynte në fuqi pas buxhetit dhe rutina merrte kohën e vetë. Ministria e Financave ka marre atë projektvendim, e ka refuzuar për tre arsye. E treta, arsyeja financiare dhe përmbushja e detyrimeve nga kompania. Kërkonim që të dyja palët të ishin në gjendje që të përmbushnin detyrimet. Që të përfshihej ose jo, duhej që qeveria të angazhohej sepse buxheti është një akt madhor sepse aty vendoset politika ekonomike për vitin e ardhshëm dhe afatmesëm. Lidhur me atë që ju thoni se me VKM është miratuar kjo procedurë e veçantë. Këtë nuk e di. Sepse Ministria e Financave ka qenë kundër që të vendoset procedurë tjetër. Unë, në dijeninë time, besoj se jam i sigurt që nuk ka VKM që të miratojë këtë procedurë jashtë ligjit,“-tha ai ndër të tjera. 


PJESË NGA DËSHMIA:

Shkëlqim Cani: E kam të vështirë që pas 7-8 vitesh të kujtoj gjithçka. E kam të qartë si ka rrjedhur procedura.

Jorida Tabaku: E gjithë procedura ka nisur me një kërkesë nga Lefter Koka ndaj jush. Ka fonde buxheti i shtetit për këtë koncesion? Ju jeni përgjigjur me shumë korrektesë, që ky projekt nuk ka informacione të nevojshme për ta vlerësuar. Kjo është shkresa juaj e parë. Në gjykimin tim përgjigjia juaj nuk është përgjigje finale.  Zoti Koka ka vazhduar me të njëjtat përgjigje, e ju me të njëjtat përgjigje, në parim përgjigja juaj nuk ka ndryshuar. I keni qëndruar kërkesave të ligjit dhe VKM-së. Cfarë ndodhi në fund të procedurës, pse ju keni kthyer një përgjigje që nuk është miratim i procedurës?

Shkëlqim Cani: Ashtu është, kemi një korrespondecë që bazohet në legjislacionin në fuqi, VKM që kërkon një set dokumentash që duhen plotësuar në mënyrë që ministria të bëj shqyrtimin. Neni 21 është që ministria e Financave miraton apo jo. Kështu që ne kemi refuzuar, mbështetur në kërkesat ligjore dhe aktet nën ligjore. Është normale. Ndërkohë ka ardhur dhe një projektvendim ku kërkohej të zbatohet një procedurë të veçantë për inceneratorin. Kjo procedurë ka marrë përgjigje nga ne që nuk përputhet me ligjin për arsye se tre janë opsionet, nuk është në këto të trija dhe natyrshëm kemi thënë që merreni dhe kthejeni, e gjeni një nga tre mënyrat për të bërë veprimet përkatëse me VKM. Ne kërkojmë edhe të dhëna për firmën, që ne e shohim nga kapacitetet financiare nëse e përmbush këtë detyrë, lidhur me financimin, sepse ministria e Financave është një ministri konservatore që kërkon që lekun të kthehet mbrapsht. Përgjigjet e mia bazohet në legjislacionin në fuqi. Koncesioni nuk përputhej me ligjin. Kemi thënë që nuk ishte në tre opsionet. Ministria e Financave është një ministri konservatore.

Jorida Tabaku: Ju keni refuzuar në fakt. Ndërkohë që vjen shkresa e parë tek ju, buxheti i shtetit ndryshon. Pa thënë miratimin, buxheti ndryshon dhe shtohet zëri i inceneratorit të Elbasanit. Keni dijeni se përse ndryshoi?

Shkëlqim Cani: Buxheti është ndërruar disa herë. 3-4 herë në vit, është pjesë e rutinës së ndryshimit. Nga kjo që thoni ju, kam merak, është ndryshim, apo buxhet afatmesëm?

Jorida Tabaku: E vërtetë është në afatmesëm. Ashtu siç e thatë ju.

Shkëlqim Cani: Jam pak i kufizuar në të folurën tani, ishte emergjencë mbledhja e mbeturinave. Por është një pjesë që nuk flas dot më në atë kohë. Nuk më takon të interpretoj kohën tani. Njëra prej tyre është madhore.

Jorida Tabaku: Në 17 dhjetor 2016, ka kaluar një VKM në Këshillin e Ministrave për këtë kontratë koncensionare, janë 2 vendime. Kisha kërkuar procesverbalet, a ju kujtohet a ka pasur shqetësim kur është diskutuar kjo kontratë?

Shkëlqim Cani: Jo, përgjithësisht ne i kishim dhënë mendimet dhe kishim qëndrime me shkresë para mbledhjes.

Jorida Tabaku:  Lefter Koka ju nisi një shkresë të njëjtë me atë të viteve më parë, lidhur me inceneratorin e Fierit ashtu si për atë të Elbasanit, ju kujtohet kjo situatë?

Shkëlqim Cani: Nuk ka asgjë të veçantë, ishin dokumente të paplotësuara. Veç përgjigjies negative, ne morëm sinjalin për fillim pune, por ne nuk e shqyrtojmë, duket qartë që puna fillon kur dokumentet të jenë të plota.

Jorida Tabaku:  Letra tjetër kur u larguat, nuk pati përgjigjie. Ju kujtohet specifikisht ky moment lidhur me inceneratorin e Fierit.

Shkëlqim Cani:  Jo tamam, por do më falni se tani ndoshta dhe e tejkaloj, nuk është trimëri e madhe që të kthesh përgjigjie. Kemi bërë një rutinë burokratike të punës.

Jorida Tabaku: Stafi juaj ka pasur qëndrueshmëri. A keni diskutuar me ministrin Ahmetaj për inceneratorët?

Shkëlqim Cani: : Nuk kujtoj ndonjë bisedë, përgjithësisht nuk e besoj, kishim hesapet tona.

LAJMI KRYESOR: Inceneratorët/PS çon në SPAK Tabakun, Sako braktis mbledhjen: Kulmi i injorancës!PD e padit

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike komisioni per inceneratoret shkëlqim cani komisioni per inceneratoret shkëlqim cani

Sondazh

Poll