Aktualitet

Berisha me fermerët e Lushnjes:Rrisim buxhetin për bujqësinë, s’do paguani taksa për shitje

21 Shkurt 2022, 15:20 Nga DOSJA
Berisha me fermerët e Lushnjes:Rrisim buxhetin për

LUSHNJE – Ish-kryeministri Sali Berisha u takua sot me një grup fermerësh të Lushnjes. Duke folur për sektorin e bujqësisë dhe të blegtorisë, i cili po vuan shumë prej 8 vitesh, lideri historik i Partisë Demokratike tha se pasardhësi i tij në qeveri Edi Rama nuk i intereson aspak bujqësia në Shqipëri pasi po i shkatërron fermerët me taksa dhe “Ballkanin e Hapur”. Berisha bëri batutë duke thënë se Rama e përmend fjalën “fermer” 2-3 herë në vit.

Më tej, ish-kryeministri i PD në vitet 2005-2013 premtoi se nëse do të rikthehet në pushtet do të rrisë buxhetin për bujqësinë mbi normën mesatare të rajonit. Gjithashtu, ish-drejtuesi i PD në vitet 1991-2013 premtoi për fermerët se do të rrisë sipëfaqen me dru frutorë, pasi terreni në Shqipëri është i përshtatshëm për kultivimin e tyre. Nga ana tjetër, Berisha shtoi se fermerët nuk do të paguajnë asnjë taksë për shitjen e produkteve të tyre pasi do të mbulohen nga qeveria e tij.

Në një moment, ish-kryeministri ngatërroi emrin e kandidatit të koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për zgjedhjet lokale të 6 marsit në Lushnje, Elton Bano, duke e quajtur Ilir Bano.

Çfarë ka ndodhur?
Berisha e ka sulmuar gjithmonë “Ballkanin e Hapur” pasi ajo do të shkatërrojë fermerët dhe bujqësinë shqiptare pasi e kanë të pamundur të konkurojnë me fermerët serbë e maqedonas. Dje, ish-kryeministri mori pjesë në fushatën e prezantimit të kandidatit të “Shtëpisë së Lirisë” Ardian Muka në Durrës. Berisha tha se kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako, e cila kandidon për Partinë Socialiste duhej të përballej me drejtësinë për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit 2019 pasi ka firmosur për mosrinvoimin e banesave që u goditën fillimisht nga një tjetër tërmet në shtator të atij viti. Berisha nuk kurseu as kandidatin e PD për Durrësin Luan Hoti. Atë e konsideroi si kopje të kryetarit të PD Lulzim Basha. Sipas tij, Hoti nuk mendon për qytetarët e Durrësit, por për të shtuar fitimet nga zgjatja e koncesionit të anijeve që ka marrë nga qeveria socialiste.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Berisha ngatërron emrin e kandidatit të tij në Lushnje: Ilir Bano…

Berisha-fermerëve: S’do paguani taksa për shitje, rrisim buxhetin e bujqësisë

Berisha takimnë Lushnje: Rama e përmend fjalën ‘fermer’ 2-3 herë në vit

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore elton bano sali berisha ne lushnje elton bano sali berisha ne lushnje

Sondazh

Poll