Aktualitet

Sqarimi i Kim, kush janë kandidatët e Doshit, Dakos dhe Llallës?

21 Shkurt 2022, 14:34 Nga DOSJA
Sqarimi i Kim, kush janë kandidatët e Doshit, Dakos dhe Llallës?

TIRANË– Ambasadorja amerikane Yuri Kim iu rikthye sot sulmeve politike, duke shënjestruar “non grata-t” në vendin tonë. Në rrjetet e saj sociale, ambasadorja Kim pyet kandidatët, pa i ndarë konkretisht se me kë e ka, lidhur me mbështetësit e tyre, duke i reshtuar disa kureshtje të vetat. E në pamje të parë duket se lidhet drejtpërdrejt me ish-kryeministrin Sali Berisha si personin më aktiv në fushatën që ka nisur për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Madje dhe u drejton pyetje se në fund të fushatës, në rast se dalin fitues, kujt do t’i kenë detyrime dhe për çfarë?

“Pyetje për kandidatët: Nëse mbështetësi juaj kryesor është dikush sanksionuar nga SHBA për korrupsion të konsiderueshëm, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve? Kush do t’ju zotërojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin SHBA?,”-shkruan ajo. Ndërsa shpejt bën dhe një postim të dytë, siç duket për të saktësuar qëllimin e saj e për të zgjeruar spektrin e personave që ka dashur të “godasë”. Edhe njëherë ajo kujton se njerëzit e shpallur “non grata” në vendin tonë kanë 4, njëri as ka lidhje me politikën e për më tepër nuk ndodhet as në Shqipëri. Përveç Adriatik Llallës, tre të markuarit e tjerë të Amerikës janë Tom Doshi, Sali Berisha dhe Vangjush Dako.

“Kujtesë: Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar publikisht katër persona në Shqipëri sipas Nenit 7031(c),“-shton ajo për saktësim. Ndoshta dhe për t’u distancuar nga ajo që mund të merret si sulm i drejtpërdrejtë ndaj Sali Berishës. Mesa duket ambasadorja ka marrë informacione se në fushatë po përfshihen fuqishëm edhe Doshi dhe Dako, ky i fundit ka dalë hapur duke bërë ‘politikë’ për kryebashkiaken e komanduar Emiriana Sako, edhe pse në formë “incognito”, pa shumë zhurmë, pa kamera e media. E po ashtu duket se po bën edhe Tom Doshi, tek e fundit nuk mund të ishte rastësi udhëtimi i Kim drejt Shkodrës këtë fundjavë…

“Kujt do t’i kenë detyrime dhe për çfarë?,”-çfarë nënkupton vallë ambasadorja Kim me këtë pyetje? Ndoshta në deklaratat e mëtejshme do të jetë më e drejtpërdrejtë, mjaft që mesazhi i parë u dha…

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore sali berisha tom doshi vangjush dako yuri kim zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 sali berisha tom doshi vangjush dako yuri kim zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll