Aktualitet

VIDEO/ “Ferrari” i kuq nuk pyet për rregulla, Rrugorja ‘lumë’ gjobash makinave të luksit

21 Shkurt 2022, 11:11 Nga DOSJA
VIDEO/ “Ferrari” i kuq nuk pyet për rregulla, Rrugorja

TIRANE– Fundjava që lamë ka rritur kontrollet nga Policia e Shtetit dhe ajo Rrugore për të parandaluar ngjarjet kriminale dhe aksidentet. Në njoftimin që Policia Rrugore jep për mediat thuhet se janë arrestuar 47 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe janë pezulluar 248 patenta. Në pamjet e shpërndara shihen një varg makinash luksoze të gjobitura nga Policia, mes tyre edhe një makinë “Ferrari”.


NJOFTIMI I PLOTE: 

Vijojnë kontrollet e dedikuara nga Policia Rrugore e kryeqytetit, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë së jetës në rrugë. Gjatë javës që lamë pas, nga shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë janë arrestuar dhe proceduar për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor, 47 persona, konkretisht për drejtim mjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, për largim nga vendi i aksidentit apo për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve parandaluese, janë goditur 4 raste të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. 4 drejtues mjetesh janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore të kryeqytetit, duke drejtuar automjetet në mënyrë të parregullt (3 nën ndikimin e alkoolit dhe 1 në gjendje të dehur), dhe për t’i shpëtuar masës administrative kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar para.

Janë pezulluar 248 leje drejtimi, të ndara sipas shkeljeve: 48 për “Drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit”, 165 për “Kufizimet e shpejtësisë” dhe 35 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.Janë tërhequr 11 palë targa të modifikuara, që nuk i përkisnin mjetit ose ishin të çrregjistruara në vendet e origjinës; janë bllokuar 26 mjete, për mungesë dokumentacioni. Janë vendosur 6652 masa administrative, me një mesatare 950 masa të vendosura në ditë, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mospërdorim të rripit të sigurimit, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, parkime të gabuara, parakalime të gabuara, xhama të riveshur dhe shkelje të tjera të ndryshme. Janë ndëshkuar me masë maksimale 40.000 mijë lekë të rinj, 13 drejtues mjetesh që janë kapur duke bërë gara shpejtësie.

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia rrugore policia rrugore

Sondazh

Poll