Politike

VD-Nxehet Çupi: Pse na përmendni rregulloren?Të tjerët qanin këtu, sot ju vijnë shefat tuaj

21 Shkurt 2022, 10:20 Nga DOSJA
VD-Nxehet Çupi: Pse na përmendni rregulloren?Të tjerët

TIRANË– Me tone të larta u nis Komisioni Hetimor i Inceneratorëve. Deputetja Dhurata Çupi iu drejtua me tone të larta nën kryetares së Komisionit Ermonela Felajt, duke i kërkuar që të mos flasë më për rregullore. E nervozuar, Çupi iu drejtua anëtarëve të Partisë Socialiste duke i thënë se sot paraqiten për të dhënë dëshminë shefat e tyre.

DEBATI:

Çupi: Njësoj se dhe ju për zakon e keni. Duhet qetësi të flasin.

Tabaku: Për herën e 13-të po ju tërheq vëmendjen. Me etikë dhe me kulturë.

Cupi: Nuk ju nderon se është me radhë, regulloren e kemi të gjithë me radhë, po ju jeni të akuzuar për çdo gjë, po pse të mos flas unë për rregulloren, po flisni ju. Ju na përmendi radhën e qumshtit, ju jeni për atë radhë. Kjo është një dëshpërim. Ju keni frikë, se sot ju vijnë shefat tuaj, ndaj reagoni në këtë mënyrë. Ata të tjerët vinin qanin, dridheshin, sot që vijnë shefat tuaj politikë, sot bëni presion në SPAK. Këtu nuk mohoni dot, ja do të vijnë shefat tuaj, pse nuk reaguat më përpara, jeni në dëshpërim të thellë dhe në frikë. Bëni sa të doni kallëzime.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike dhurata cupi komisioni hetimor per inceneratoret dhurata cupi komisioni hetimor per inceneratoret

Sondazh

Poll